Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar për situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq në qarkun e Pukës.
Ligjvënësi i selisë rozë ka shfrytëzuar këtë rast për të sulmuar LSI-në dhe përfaqësuesit e saj që shkruan një ditë më parë kundër Sorrosit dhe Spartak Ngjelës.
“Meqenëse lukunia anti-Soros është picku nga virusi Berisha e nxjer foto me makina tu pastru borën ( kushedi ku jan filmu se në F Arrës jo…), për pak mbërrij vetë në terren e të shohim që borëpastrueset kan hy në veprim kur ka arritë një metër, që nuk kan hedhë asnjë kokërr kripë dhe që jan blloku dhe vete në rrrugë e jo më të hapin rrugë për të tjerë. Flas për Fushe Arrës e Qaf Mali. Ndërkohe bjeruni sazeve shurdhuese me përralla anti Sorros…!”, shkruan Pjerin Ndreunë profilin e tij në Facebook.
Për të konfirmuar se shqetësimi i tij është i drejtë, deputeti Ndreu ka postuar edhe një foto të një rruge të bllokuar ndërsa shkruan: “Sa fillon Kufiri me Puken deri ne qytet asnje borepastruese e asnje kokerr kripe. Kush ma gjen nje ne kete aks te tregoje”.
Reagimi i Ndreut vjen një ditë pas daljes së Ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj në “Rrugën e Kombit”, ku garantoi se ishin marrë të gjitha masat për hapjen e rrugëve në zonat e veriut të vendit. (A.R/SHUPLAKA)