13:27 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndodh në Shqipëri! Drejtonte autoambulancën e maternitetit në gjendje të dehur, shoferi përplas 3 makina (VIDEO)

11:38 | 08/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndodh në Shqipëri! Drejtonte autoambulancën e maternitetit në gjendje të dehur, shoferi përplas 3 makina (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar së fundmi në kryeqytet, ku shoferi i një autoambulance që flitet se i përket një materniteti në Tiranë, ka përplasur me këtë mjet tri makina të tjera teksa ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Fatmirësisht, si pasojë e përplasjeve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Islam Alla, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit nga ku ka rezultuar se 47-vjeçari drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.

“Janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.”, bëhet me dije ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Detajet e Policisë së Tiranës:

Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur dhe përplaset me tre mjete. Arrestohet në flagrancë nga Policia. Më datë 07.01.2017, Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Islam Alla, 47 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një autoambulance tek një maternitet në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar autoambulancën, në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz. Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se Islam Alla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimautoambulancei dehurshoferi
Pas

Shpërthen makina-bombë në një treg ushqimor në Bagdad, 11 viktima

Para

Publikohen momentet e fundit të George Michael-it. I qeshur nën shoqërinë e mikut të tij (VIDEO)

Para
Publikohen momentet e fundit të George Michael-it. I qeshur nën shoqërinë e mikut të tij (VIDEO)

Publikohen momentet e fundit të George Michael-it. I qeshur nën shoqërinë e mikut të tij (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.