Në autobusët e Tiranës ndodhin shumë ngjarje të pazakonta.Një sherr i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e Institutit. Një i moshuar i cili kishte pirë më shumë është kthyer në një bezdisje për shumë udhëtarë, por disa prej tyre nuk ia kanë përtuar, përfshirë këtu edhe një vajzë. I moshuari ishte i pirë edheu zu me të gjithë udhëtarët.
Si fillim u ankua se askush nuk po lëshonte vendin dhe kur dikush u ngrit për t’ia lënë vendin, atij i hipën nervat dhe nuk donte që të ulej. Një tjetër i moshuar i ka thënë që të pushonte së foluri por këtu gjthçka vazhdoi me ofendime. “Mos u merr me mua, unë jam shumë i drejtë, me kulturë, ty të është bërë koka si leshtë e b*thës, ik mos bëj gallatë”, i ka thënë i dehuri raporton Jeta Osh Qejf.
Më pas në këtë moment ka ndërhyrë një vajzë, e cila me shumë nerva i ka thënë që të pushojë, pasi ka moshën e gjyshit të saj. “Tek psikiatria e ke bërë ndonjë xhiro. O zotëri kur zbrite andej nga maja e malit a kishe bukë me hangër, po ti qenke copa e injorantit, më fal se qenke në moshë me gjyshin tim, të ishte gjyshi im si ty i kisha vënë pistoletën në kokë”, i ka thënë vajza dhe më pas e kanë zbritur nga autobuzi të moshuarin e dehur. (J.V/Shuplaka)