Kukësi është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Ekipi është vënë në urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka, në stërvitje intensive.
Verilindorët kanë postuar një video tepër interesante në profilin zyrtar të “Facebook”, teksa portieri i tyre, Enea Koliçi, po zhvillon seancën stërvitore.
“Fluturon, fluturon…Koliçi”- shkruajnë bashkangjitur në videon e publikuar.
Gardiani i bluve të veriut ka qenë vendimtar me ekipin në shumë ndeshje duke i ndihmuar për të arritur rezultate pozitive.