Southampton ka fituar raundin e parë të gjysmëfinaleve të EFL Cup duke mposhtur 1-0 Liverpool-in e Jurgen Klopp.
Goli deciziv i ndeshjes u shënua nga Nathan Redmond në minutën e 20-të. Pavarësisht përpjekjeve të miqve për të barazuar rezultati mbeti i pandryshuar.
Nëse “Saints” kalojnë në finalen e kompeticionit do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Hull City-Manchester United.
Kujtojmë se United fitoi ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2-0. (A.R/SHUPLAKA)