Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet i bindur se të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen, ndryshe nga ç’ndodhi në kohën e komunizmit.
Ish-ministri i drejtësisë shkruan se ka nisur një hetim intensiv për 300 subjekte të korrupsionit të lartë
Shkrimi i Ngjelës:
Historia nuk mund të përsëritet dy herë kundër moralitetit në Shqipëri
Shqiptaret nuk i ndëshkuan dot krimet e komunizmit; sepse gjithçka ishte një stafete: nga Ramizi Alia te Sali Berisha.
Korrupsionin do ta ndëshkojnë plotësisht. Të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen. Budallenjtë e gjykatave kot shpresojnë.
Hetimet kanë filluar intesivisht për 300 subjekte të korrupsionit të lartë. Do të ndëshkohen që të gjithë.
Vendosja e moralitetit në drejtimin e shtetit, dhe drejtësia nëpërmjet një gjykatë krejtësisht të pakorruptuar, do të jetë çlirimi real i shqiptarëve.
Shqiptarët ranë nga dhuna e diktaturës hoxhiste, të dhuna e një shteti tërësisht të korruptuar. Por këndej e mbrapa demokratiksht iu duhet të sjellin në drejtim njerëzit e ditur dhe jo batakçinjtë injorantë si deri tani…
Shqiptarët më në fund hynë në historinë e tyre të vërtetë. Kjo duhet të na gëzojë të gjithëve në këtë Vit të Ri…(D.D/Shuplaka)