Pegagogu i gazetarisë Mark Marku dhe ish-drejtori i ABC News Armand Shkullaku kanë debatuar me zv/kryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku për lajmet e servirura dhe kronikat e gatshme që shpërdan Bashkia për televizionet dhe mediat në vend.
“Sa konferenca për shtyp ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj?” Kjo ishte pyetja e Markut për Maznikun që ndezi debatin në studion e “Opinion”.
Në debat u përfshi edhe Armand Shkullaku., ndërsa Mazniku nuk mundi ti jepte përgjigje pyetjes së pedagogut.
DEBATI:
Mark Marku: Konferencë shtypi s’ka asnjë. Ju keni një zyrë me 30 gazetarë që prodhon lajme dhe s’jepni një konferencë. Sa konferenca ka dhënë kryetari i Bashkisë?
Arbër Mazniku: Ku e nxorrët këtë numër?
Mark Marku: Më fal keni më shumë, keni 50 gazetarë.
Arbër Mazniku: Nga e keni këtë informacion?
Mark Marku: S’mund të ta them ku e gjetur këtë informacion. Ma kanë thënë punonjësi juaj që po ta them unë e pushoni nga puna.
Arbër Mazniku: S’është e vertetë.
Mark Marku: Më thoni sa konferenca shtypi ka dhënë kryetari juaj
Arbër Mazniku: Shumë.
Armand Shkullaku: Më gjej një.
Arbër Mazniku: Nëse gjej më shumë se 5 do kërkosh falje?
Armand Shkullaku: Po.
Armand Shkullaku u shkarkua dje si drejtor i ABC News si pasojë e ndryshimit të linjës editoriale të televizionit në fjalë. (A.R/SHUPLAKA)