00:03 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

IN MEMORIAM/ Anita Take një jetë në skenë, zëri i ëmbël që u këndoi shqiptarëve

23:22 | 12/01/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
IN MEMORIAM/ Anita Take një jetë në skenë, zëri i ëmbël që u këndoi shqiptarëve

Këtë mbrëmje u nda nga jeta këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Anita Take. Me zërin e saj, për 50 vite me radhë Anita ka prekur zemrat e publikut shqiptar.

Këngëtarja e madhe ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare dhe për këtë arsye nuk do të largohet kurrë nga kujtesa e publikut.

Hapat e para në muzikë:

Anita Take u ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj artistike.  

Ajo ka lindur në një familje që nuk merrej me muzikë, megjithatë e mbështetën pasionin e madh të së bijës. Megjithatë, në një intervistë të para disa viteve, këngëtarja ka treguar se i ati ka patur një vegël frymore, që i binte në shoqërinë “Vatra” në Amerikë, ku ai kishte emigruar. Ndërsa e ëma e saj këndonte bukur pavarësisht se ajo nuk ishte vetë këngëtare. Ka qenë pikërisht mbështetja e mamasë që e ka shtyrë Anitën më shumë drejt muzikës.

Për herë të parë Anita Taka është ngjitur në skenë në vitin 1949. Në atë kohë, ajo punonte si amatore në Shtëpinë e Oficerave, pasi nuk kishte skena ku këngëtarët të dalin lirshëm siç bëjnë sot.

Njohja me Agim Prodanin:

Muzika, pasioni i tyre i përbashkët, ka qenë ajo që e ka njohur Anita Takën me Agim Prodanin, i cili përveçse ka kompozuar një pjesë të mirë të këngëve të saj, u bë edhe personi me të cilin këngëtarja vendosi të kalonte jetën.

“Më ka ndihmuar shumë. Ndaj, për këtë unë falenderoj shumë profesionin tim, i cili më njohu me njeriun, që më ka ndihmuar dhe më ka përkrahur pa masë në rrugën time artistike. Ai gjatë gjithë jetës sime mbeti për mua, jo vetëm një bashkëshort i mirë, por edhe një shok dhe koleg shumë i mirë.”, ka deklaruar para disa vitesh Anita.

Për kontributin e saj në muzikë, Anita Taka është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Taka nërroi jetë sot në moshën në moshën 83-vjeçare. Ajo ka lënë pas dy djem, Kujtim dhe Florian Prodani, i pari kompozitor dhe kantautor ndërsa i dyti ka mbaruar inxhinieri ndërtimi dhe informatikë, por vazhdon t’i bjerë pianos. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: anita take
Pas

“Sa konferenca ka dhënë Veliaj?” , debate mes Shkullakut, Markut dhe Maznikut

Para

Buzhala gati të bënte pyetjen provokuese, Haradinaj mbyll telefonin (VIDEO)

Para
Buzhala gati të bënte pyetjen provokuese, Haradinaj mbyll telefonin (VIDEO)

Buzhala gati të bënte pyetjen provokuese, Haradinaj mbyll telefonin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.