Një i ri ka mbetur i plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës pas një debati të çastit.
Mësohet se, Adem Ademi, 26 vjeç u qëllua me armë zjarri duke mbetur i plagosur.
Sherri ndodhi rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Radio Shkodra” tek ish “5 Heronjtë”.
Sipas policisë, Ademi ka marrë plumb në këmbë.
Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A.R/SHUPLAKA)