Themeluesi i partisë LIBRA, Ben Blushi, ndodhet në qytetin e Fierit, aty ku po inauguron edhe zyrat e kësaj force politike.
Mes simpatizantëve të tij në këtë qytet, Blushi ka prezantuar edhe platformën politike të LIBRA-s.
“Duam njerëz aktiv e në çdo qendër votimi, duam një anëtar të LIBRA-s ku një zonë ka afërisht 600 me 900 votues. Po të punojmë kokë më kokë me ata që njohim arrijmë rezultate kjo është skema jone, të bindim njerëzit, është koha të votojmë kundër Saliut e Ramës. Jemi e vetmja alternative kundër dyja palëve. Ne s’kemi bere premtime, kështu që jemi të hapur e të drejtë, s’kemi premtuar gjë. Partia jonë është për numërim elektronik në votime dhe zvogëlim të numrit të deputetëve. Asnjë shqiptar të mos marrë nën 170 mijë lekë të vjetra në muaj për minimumin jetik. Kjo skemë nxjerr 500 mijë njerëz nga varfëria”, tha Blushi. (A.R/SHUPLAKA)