Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. Ë. Bush është shtruar së fundmi në një spital në Houston. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tij Jean Becker.
Ai bëri me dije se ish-presidenti 92-vjeça është në gjendje të qëndrueshme, duke u përmirësuar dhe së shpejti do të kthehet në shtëpi.
Lidhur me gjendjen e tij, pritet që të ketë të reja në vijim të ditëve. Në 2015-ën, ish-presidenti 92-vjeçar qëndroi rreth një javë në Maine pas një rrëzimi dhe thyerjes së qafës.
Ish-presidenti George H. Ë. Bush është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-ve, i mbetur gjallë. Ai është i vetmi ish-president që thuhet se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump të premten. (XH.A/SHUPLAKA)