Në vitin 1991 Rudina Magjistari ka prezantuar Festivalin e Këngës. Me një fund bojëqielli, xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë u shfaq atëherë në skenë Rudina Magjsitari. Ishte koha e një demokracie të hershme, kur muzika rrok sa kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri, me bandat që lulëzuan pas rënies së regjimit diktatorial dhe hapjen e kufinjve kulturorë me perëndimin.
Rudina njihej paska si prezantuese por Festivali i Këngës ishte ndër të parat transmetime të mëdha televizive që drejtonte. Ende me ngjyrën e saj natyrale të flokëve, por me të njëjtin ton zëri dhe të njëjtën lëvizje të kokës kur flet, Rudina Magjistari prezantonte grupin “Shook”. Sot, 26 vjet më pas, ruan ende të njëjtën ëmbëlsi përpara ekranit, në emisionin e saj të pasdites në Klan, “Rudina”, shkuan revista Anabel.(J.V/Shuplaka)