Një ditë përpara 21 janarit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli sot për 4 viktimat e 21 janarit 2011, duke theksuar se ende nuk është vendosur drejtësia.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, gjyqtarët që nuk dhanë drejtësi për 21 janarin, kundërshtojnë sot reformën në drejtësi.
Tahiri theksoi puna e qeverisë për të vendosur drejtësinë do të vazhdojë.
“Drejtësia për 21 janarin nuk është vendosur. Është një nga çështjet themelore. Dallohen shumë qartë krimi shtetëror dhe nevoja për të reformuar sisremin e drejtësisë duke sanksionuar ata gjyqtarë që kanë kryer një krim të dytë. Dua t’u bëj me dije se qeveria ka ndjekur me vëmendje proceset gjyqësore të të prekurve.
Gjyqtarët që nuk dhanë drejtësi për 21 janarin kundërshtojnë sot reformën në drejtësi. Këta gjyqtarë që dalin në emër të shoqatave, i tremben Vettingut. Nuk është vendosur ende drejtësia. Qeveria do të bëjë të pamundurën që drejtësia të vihet në vend.
Kemi marrë masa që 21 Janari të mos përsëritet më. Përmendim këtu ligjin për armët dhe shkrirjen e Gardës së Republikës. Kemi marrë një sërë masash që 21 janar të mos ketë më Shqipëria, cilado qoftë opozita.
Reforma në drejtësi zgjidh një herë e mirë këtë problem. Sot ata që vranë në 21 janar, nuk janë dënuar. Ata që fshinë kamerat, nuk janë dënuar.”, u shpreh ai.
Këtë deklaratë, Saimir Tahiri e bëri gjatë takimit me Forcat Speciale, përballë të cilëve u shpreh për përmbushjen e angazhimit për sigurimin shëndetësor të veçantë. Kryesisht pë RENEA-n, FNSH-në dhe trupat speciale.
“Kisha shumë dëshirë t’ua komunikoja vetë vendimin e qeverisë për sigurim të posacëm për secilin prej jush. Kjo nuk është gjithçka po është mundësia më e mire. Kemi bërë shumë gjëra por jam i ndërgjegjshëm që nuk kemi bërë aq sa duhet. Atë që nuk është bërë për njëzet e kusur vitesh nuk mund ta bëjmë brenda katër vitesh. Unë hyj tek ata që mendoj se detyra juaj është me rrezik të veçantë.”, tha ministri ndër të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)