Oerd Bylykbashi i përgjigjet Edi Ramës lidhur me votimin elektronik. Sot kryeministi Rama nga Singapori ka kundërshtuar votimin elektronik që Partia Demokratike ka artikuluar në kërkesat e saj, por Bylykbashi i përgjigjet se është vetë kryeministri që i trembet.
”10 Arsyet pse Rama i trembet votimit elektronik qe PD propozoi qe ne fillim te Reformes Zgjedhore, me 17 maj 2016”, nis të argumentojë deputeti demokrat.
”Keto skema i prishen Rames nga votimi elektronik ndaj ai sperdridhet e kacavirret mbi xham per ta refuzuar ate. Nese behet votimi elektronik, nuk ka si te shpenzoje per blerje votash dhe komisioneresh qindra milione eurot e kanabisit, te korrupsionit me tenderat e fasadave, shesheve apo te koncensioneve. Ndaj Rama u terhoq zvarre deri tani qe te dale e te thote nuk ka kohe. Shqiptaret nuk kane me kohe te presin Ramen per zgjedhje te lira e te ndershme.
Kundershtimi i Rames sot eshte refuzim per zgjedhje te lira e tendershme. Eshte refuzim nga maja e arrogances qe te jep paraja e korrupsionit.
Nese keto fenomene ZHDUKEN nga zgjedhjet, te drejten per te vendosur kush merr pushtetin per te qeverisur e kane shqiptaret dhe jo Rama, aleatet e tij ne krimin e organizuar, oligarket apo media e kapur nga Rama.
Nese keto fenomene NUK ZHDUKEN, zgjedhjet NUK jane te lira e te ndershme. Cdo ndryshim tjeter ne Kodin Zgjedhor eshte fasade, sic ka qejf Rama. Por fasade pas se ciles kuterbon kufoma e demokracise.”, thekson Bylykbashi.
Arsyet që jep Bylykbashi:
- Zhduk shit-blerjen e kartave te identitetit. Zgjedhesi do te identifikohet me shenjen e gishtit. Nuk do te kerkohet karta e identitetit. Kjo i heq Rames dhe rreshtereve te tij mundesine qe te bleje apo t’ua marre shqiptareve hallexhinj kartat e identitetit. Pa karte, sot zgjedhesi nuk voton dot. Rama do qe hallexhinjve t’u heqe de facto te drejten e votes.
- Zhduk votimin e shumefishte nga nje person ne qendra te ndryshme.
- Zhduk mbushjen e kutive nga komisioneret militante. Identifikimi me shenjen e gishtit e ben te pamundur qe ushtria e “ustallareve” te rames te hedhe vota ne kuti per zgjedhesit qe nuk kaner votuar.
- Zhduk votimin ne emer te personave te trete, veçanerisht ne emer te emigranteve.
- Zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit te familjareve dhe voton ai per te tjeret. Pra, i hiqet Rames mundesia qe duke blere kryefamijarin, te bleje me shumice edhe votat e grave te familjes.
- Zhduk perdorimin e kartave te falsifikuara.
- Redukton shit-blerjen e votes sepse eleminon zinxhirin e votimit “karuzel” kur nje flete votimi e bardhe nxirret jashte qendres se votimit, mbushet nga “ustallaret” dhe kundrejt pageses, i jepet votuesit ta hedhe ne kuti e te nxjerre jashte fleten e tij te paplotesuar.
- Eleminon korrupsionin e komisionereve te qendrave te votimit apo presionin mbi to per te mbushur kutite, lejuar votimin e shumfishte, ate familjar apo me karta fallso.
- Eleminon korrupsionin e numeruesve militante partiak qe bejne pazar me votat e partive.
- Rezultati i votimit del automatikisht dhe brenda pak oresh ne te gjithe Shqiperine. Rama shkroi nga Singapori se qeveria nuk mund të marrë përsipër një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose ka vetëm një fund: “Dështimin”.(V.G/SHUPLAKA)