20:43 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bylykbashi përgjigje Ramës: I trembesh votimit elektronik! Nuk ke si të shpenzosh për blerje votash dhe komisionerësh, milionat e kanabisit

14:27 | 20/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bylykbashi: OSHE ka punësuar 1200 Freshistë, do dalin derë më derë

Oerd Bylykbashi i përgjigjet Edi Ramës lidhur me votimin elektronik. Sot kryeministi Rama nga Singapori ka kundërshtuar votimin elektronik që Partia Demokratike ka artikuluar në kërkesat e saj, por Bylykbashi i përgjigjet se është vetë kryeministri që i trembet.

”10 Arsyet pse Rama i trembet votimit elektronik qe PD propozoi qe ne fillim te Reformes Zgjedhore, me 17 maj 2016”, nis të argumentojë deputeti demokrat.

”Keto skema i prishen Rames nga votimi elektronik ndaj ai sperdridhet e kacavirret mbi xham per ta refuzuar ate. Nese behet votimi elektronik, nuk ka si te shpenzoje per blerje votash dhe komisioneresh qindra milione eurot e kanabisit, te korrupsionit me tenderat e fasadave, shesheve apo te koncensioneve. Ndaj Rama u terhoq zvarre deri tani qe te dale e te thote nuk ka kohe. Shqiptaret nuk kane me kohe te presin Ramen per zgjedhje te lira e te ndershme.

Kundershtimi i Rames sot eshte refuzim per zgjedhje te lira e tendershme. Eshte refuzim nga maja e arrogances qe te jep paraja e korrupsionit.

Nese keto fenomene ZHDUKEN nga zgjedhjet, te drejten per te vendosur kush merr pushtetin per te qeverisur e kane shqiptaret dhe jo Rama, aleatet e tij ne krimin e organizuar, oligarket apo media e kapur nga Rama.

Nese keto fenomene NUK ZHDUKEN, zgjedhjet NUK jane te lira e te ndershme. Cdo ndryshim tjeter ne Kodin Zgjedhor eshte fasade, sic ka qejf Rama. Por fasade pas se ciles kuterbon kufoma e demokracise.”, thekson Bylykbashi.
Arsyet që jep Bylykbashi:

  1. Zhduk shit-blerjen e kartave te identitetit. Zgjedhesi do te identifikohet me shenjen e gishtit. Nuk do te kerkohet karta e identitetit. Kjo i heq Rames dhe rreshtereve te tij mundesine qe te bleje apo t’ua marre shqiptareve hallexhinj kartat e identitetit. Pa karte, sot zgjedhesi nuk voton dot. Rama do qe hallexhinjve t’u heqe de facto te drejten e votes.
  2. Zhduk votimin e shumefishte nga nje person ne qendra te ndryshme.
  3. Zhduk mbushjen e kutive nga komisioneret militante. Identifikimi me shenjen e gishtit e ben te pamundur qe ushtria e “ustallareve” te rames te hedhe vota ne kuti per zgjedhesit qe nuk kaner votuar.
  4. Zhduk votimin ne emer te personave te trete, veçanerisht ne emer te emigranteve.
  5. Zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit te familjareve dhe voton ai per te tjeret. Pra, i hiqet Rames mundesia qe duke blere kryefamijarin, te bleje me shumice edhe votat e grave te familjes.
  6. Zhduk perdorimin e kartave te falsifikuara.
  7. Redukton shit-blerjen e votes sepse eleminon zinxhirin e votimit “karuzel” kur nje flete votimi e bardhe nxirret jashte qendres se votimit, mbushet nga “ustallaret” dhe kundrejt pageses, i jepet votuesit ta hedhe ne kuti e te nxjerre jashte fleten e tij te paplotesuar.
  8. Eleminon korrupsionin e komisionereve te qendrave te votimit apo presionin mbi to per te mbushur kutite, lejuar votimin e shumfishte, ate familjar apo me karta fallso.
  9. Eleminon korrupsionin e numeruesve militante partiak qe bejne pazar me votat e partive.
  10. Rezultati i votimit del automatikisht dhe brenda pak oresh ne te gjithe Shqiperine.                           Rama shkroi nga Singapori se qeveria nuk mund të marrë përsipër një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose ka vetëm një fund: “Dështimin”.(V.G/SHUPLAKA)
Etiketa: edi ramaoerd bylykbashivotimi elektronik
Pas

Basha me kongresmenin Aderholt në SHBA: E sigurova se lufta ndaj krimit të organizuar prioritet, kërkova mbështetje për zgjedhjet

Para

SMS te Berisha: Edi Rama përdor Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për përgjimin masiv të qytetarëve

Para
SMS te Berisha: Edi Rama përdor Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për përgjimin masiv të qytetarëve

SMS te Berisha: Edi Rama përdor Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për përgjimin masiv të qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.