Mbledhja e stome e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pasur debate. Kjo pas një interviste të dhënë të kreut të këtij institucioni, Denar Biba.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti u shpreh se Biba nuk mund të flasë në emër të KQZ-së për votimin elektronik paso Biba është shprehur gjatë një intervistë për ‘Top Channel’, se votimi elektronik nuk mund të realizohet.
“Jep dorëheqjen, sepse nuk mund të thoni ju që teknologjia në zgjedhje nuk implementohet. Kjo nuk është detyra juaj ta thoni këtë. Thuaj që se bej dot këtë punë, ç’ punë keni ju a behet apo jo?”, u shpreh Kosovrasti. Biba i qëndroi deklaratës së tij duke thënë se votimi elektronik nuk mund të realizohet brenda 5 muajsh. “Kjo është qesharake. Nuk mund të ketë votim elektronik 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, pasi nuk ka kohë” tha Biba, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)
po mIRE O TI bIBA ,bISHU E JU bIBUSHET E TJERE SPASKA KOHGE,KEMI DHJETE MUAJ QE FLASIM PER VOTIM ELEKTRONI DHE SPASKEMI KOHE ,kemi dhjete muaj qe themi nuk mjafton koha etj,sikur keto dhjete muaj te ishte punuar per ate gje tashme do ishin ne mbarim ose do kishte mbaruar ajo pune, dhe jo vetem kaq por jane mese tre vjet qe eshte folur per kete projekt por qeveria kurre nuk e zuri ne goje por priti gjashtemujorin e fundit per tja ‘hedhur fajin” kohes,Kjo eshte nje nga shume gjerat qesharake te kesaj qeverie te babezitur.Nuk “ka koke” per keta te babezitur per nje gje te drejte,ska asnjehere kohe per gjera te drejta e te mira per kete vend nga ana e kesaj qeverie ama po te ishte fjala per koncensione milionash koha gjithmone eshte e mjaftueshme