Pas fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, e ka marrë fjalën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën drejtuar atij dhe socialistëve, kërkoi që mazhoranca të votojë propozimin e partive opozitare.
Duke hedhur akuza mbi kreun e Qeverisë, ai u shpreh se kryeministri e ka mendjen të lirojë banditët si Akdo Bare.
“Në interesin më të mirë të demokracisë shqiptare, unë iu bëj thirrje të pranoni kërkesën e të gjitha forcave politike opozitare sepse është rruga ligjore e drejtë për të mundur që të shkojmë në zgjedhje si një vend demokratik.
Nëse e hidhni poshtë vetëm sa villni opozitën. A e kuptoni se kush iu drejton juve? Armiku më i egër pas diktaturës. Kreu i meduzës së krimit. Ai mund të bëjë me ju ç’të dojë me ju, por jo me shqiptarët.
Me votimin elektronik zgjidhet përfundimisht çështja e emigrantëve, që është një njollë turpi. Sistemi online instalohet me shpejtësi të madhe po të ketë vullnet, por kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë. Nuk e pranon se e di që është angazhuar një proces kriminal.
Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është shtruar krimit të organizuar në Shqipëri. Nuk ka rëndësi se kush fiton më shumë a më pak, rëndësi ka që emigrantët të shprehin mendimin e tyre. Ju e keni mendjen se si të lirojmë Aldo Baren, të shpëtojmë bodyguard-in e këtij këtu (Saimir Tahirit).”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
“Një shpifës i dënuar për shpifje të ndyra, duhet të mbyllë gojën e ndyrë, është shprehur Berisha duke iu drejtuar Taulant Ballës që e akuzoi për vjedhjen e 400 milionë eurove.
Ndër të tjera, ai i kërkoi kryeparlamentarit Meta që Parlamenti të update-tohet me ecurinë e teknologjisë për paraqitjen e dokumenteve.
Si përgjigje ndaj Ruçit, i cili i kërkoi të komunikonte emrat e 19 të inkriminarve në radhët e deputetëve të PS-së, Berisha u shpreh: Ja ku i ke: Jaku , Prenga, Ndoka… a s’janë tuajët këta që kanë vjedhur 150 mijë euro në bankë?:, duke renditur kështu vetëm një deputet. (XH.A/SHUPLAKA)