Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit ku një kamion është përplasur me një autoveturë në Rrugën e Kombit.
Mësohet se në automjet ndodheshin tre persona, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Gjergj Lleshi, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e traumës.
Kamioni po ecte me shpejtësi teksa goditi nga pas automjetin. Automjetet po udhëtonin në drejtim të fshatit Skurraj në momentin e përplasjes. (A.H/Shuplaka.com)