Pesë persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një sulmi të kryer në një xhami në qytetin Quebec të Kanadasë.
Të shtënat u shënuan gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës, ndërkohë që besimtarët ishin mbledhur për lutjen e mbrëmjes.
Burime të policisë vendase bëjnë të ditur se dy persona u arrestuan, ndërkohë që hetimi vijon ende. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e cilësoi atë si sulm terrorist, teksa shprehu keqardhjen për viktimat.
“E dëgjova lajmin me trishtim. E dënojmë këtë sulm terrorist ndaj myslimanëve në një qendër të adhurimit të Zotit. Autoritetet janë duke hetuar. Diversiteti dhe forca jonë, toleranca fetare është një vlerë e dashur për ne kanadezët.”, u shpreh ai. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post