12:19 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe të sëmurëve”, Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza. Po bëhen krime kundër njerëzimit

11:57 | 25/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe të sëmurëve”, Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza. Po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të sëmurëve.

Sipas tij, ‘situata është në terrenin e krimeve kundër njerëzimit’, ndërsa theksoi se shëndetësia sot ka një degradim që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60.

Pjese nga fjala e Berishes

Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.

Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.

Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.

Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv.

Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike.

Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.

Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!

Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet.

Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër.

Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe.

Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë.

Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë.

Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë.

Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht.

Etiketa: berisha
Pas

Basha me pensionistët në Laprakë: Nuk do ketë ilaç që do hyj në Shqipëri pa u homologuar me ilaçet europiane dhe ndërkombëtare

Para

Rama në rrugën e re Shëngjin-Velipojë: Po zbulojmë një pjesëz magjie të Shqipërisë që ishte e paaksesueshme deri dje

Para
Rama në rrugën e re Shëngjin-Velipojë: Po zbulojmë një pjesëz magjie të Shqipërisë që ishte e paaksesueshme deri dje

Rama në rrugën e re Shëngjin-Velipojë: Po zbulojmë një pjesëz magjie të Shqipërisë që ishte e paaksesueshme deri dje

 



Të Fundit

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

Tritan Shehu pas aksionit policor në Theth: “Policia e Ramës si e Kim Yong-un, e armatosur me kallashnikov ndaj qytetarëve”

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.