22:11 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Takimi me sekretarin e Nato-s, Mustafa: Transformimi i FSK-së peng i serbëve

14:51 | 03/02/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi me sekretarin e Nato-s, Mustafa: Transformimi i FSK-së peng i serbëve

Ashtu si pritej ditën e sotme ka patur një takim  mes sekretarit të përgjithshëm të NATO-së dhe kryeministrit kosovar Mustafa.

Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Stoltenberg u takua dhe me kryeministrin Isa Mustafa. Gjatë konferencës për mediat Mustafa dhe Stoltenberg diskutuan lidhur me shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Mustafa u shpreh se në takim ka kërkuar qëndrimin e KFOR-it në Kosovë si dhe mbështetjen e NATO-s për procesin e krijimit të FSK-së në Kosovë.

Mustafa tha se procesi i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura ka mbet peng sepse nuk kanë përkrahjen e serbëve dhe kjo jo për fajin e tyre, por për shkak ndikimit të Serbisë në ta.

“Kemi biseduar me pjesëtarët e popullatës jo shumicë në Kosovë por ku proces po mbahet peng sepse nuk kemi përkrahen e serbëve, por jo për shkak të tyre por për shkak të ndikimit të Serbisë në ta”, tha Mustafa.

Më tej kryeministri i vendit tha se Kosova e vlerëson lart rolin e NATO-s dhe aspiron të jetë anëtare e saj. “Republika e Kosovës është plotësisht për integrime evropiane dhe euro-atlantike”, tha kryeministri.

Ai tha se prania e KFOR-it në Kosovë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri më tej vlerësoi se Kosova periudhën e fundit është provokuar nga Serbia por tha se janë të interesuar që çështjet me Serbinë t’i zgjidhin përmes dialogut.

Ai tha se procesi i dialogut ka dhënë rezultate dhe mbetet e vetmja alternativë.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara t’i integrojnë serbët në Kosovë dhe ai tha se popullata serbe është plotësisht e sigurt këtu.

Mustafa duke folur për fqinjësinë në rajon, tha Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe po bën përpjekje që ta kalojë çështjen e demarkacionit. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: kosovamustafanato
Pas

E përplas makina tek Drejtoria e Policisë, këmbësorja bie përtokë. Shkak semafori

Para

Bushati – Greqisë: Hiq vulën apostile, lehtëson kontaktet mes njerëzve

Para
Bushati pranë fëmijëve të prekur nga gjakmarrja në Shkodër: Me reformën në drejtësi  do t’i jepet fund hakmarrjes

Bushati – Greqisë: Hiq vulën apostile, lehtëson kontaktet mes njerëzve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.