20:03 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Mbillen 500 pemë të reja në Liqenin e Kasharit, Veliaj: Ulin ndotjen dhe pastrojnë ajrin në qytet

15:17 | 05/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbillen 500 pemë të reja në Liqenin e Kasharit, Veliaj: Ulin ndotjen dhe pastrojnë ajrin në qytet

Në zbatim të Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja, që do të jenë pjesë e kurorës së gjelbër të Tiranës, e njohur ndryshe si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e hapësirave të gjelbra për t’i dhënë frymëmarrje kryeqytetit. Nën moton “E dua pemën”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi aksionin për pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e pemëve të reja në krahun lindor të Liqenit Artificial të Kasharit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se zona e Kasharit ka një potencial të madh zhvillimi dhe se bashkia do ta kthejë Liqenin Artificial të Kasharit në një park të madh urban. “Fillojmë një projekt të ri, siç bëmë në Farkë, ashtu edhe për liqenin e Kasharit. Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët ideale që është muaji janar, shkurt, për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo është një zonë e cila ka një potencial fantastik. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit, që është kaq afër me autostradën Tiranë-Durrës, ta kthejmë në park urban”, tha Veliaj.

Po kështu Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin liqenin, ndërsa prezantoi projektin e ri, ku çdo qytetar mund t’i kushtojë një pemë a një stol një të afërmi të tij që nuk jeton më, apo një çift i ri i sapomartuar fëmijës së sapolindur.

Veliaj theksoi se paralelisht me shtimin e gjelbërimit, po punohet edhe për përmirësimin e transportit publik, i cili ka filluar të japë rezultate inkurajuese sa i përket uljes së ndotjes së ajrit. “Me situatën ku gjendet sot Tirana, me një milionë banorë, 200 mijë makina, me kaq shumë urbanizim, kemi vetëm dy mënyra se si të ecim përpara për pastrimin e ajrit në Tiranë: së pari, duke e mbushur me gjelbërim, që është ajo se çfarë po bëjmë sot, së dyti duke inkurajuar më shumë ata që ecin, hapësirat pedonale, ata që përdorin biçikletat dhe transportin publik”, tha ai.

Veliajme tej sqaroi se është një lajm i mirë për mijëra banorë të Kasharit, të cilët prej pak ditësh kanë një linjë të re urbane, me autobusë modernë. “Lajmi i dytë i mirë për Kasharin, përveç 500 pemëve të reja dhe mijëra të tjera që do të pasojnë, është linja e re e autobusit Kashar-Tiranë, totalisht moderne. Jemi shumë të inkurajuar nga rezultati i fundit i Inspektoriatit të Mjedisit, i cili tha se janari ishte muaji më i pastër krahasuar me mesataren e gjithë vitit që lamë pas, për cilësinë e ajrit, por që kjo të ruhet, është shumë e rëndësishme që të stabilizojmë çështjen e gjelbërimit dhe të vijojmë me këtë projekt, por sigurisht të ulim ndotjen që vjen nga makinat, duke përdorur më shumë transportin publik”, tha ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit me linjat e transportit publik në numrin e telefonit pa pagesë të Bashkisë. “Do të bëjmë inspektime në të gjithë linjat, gjatë gjithë javës që vjen. I ftoj të gjithë qytetarët të na ndihmojnë. Është shumë e rëndësishme të telefonojnë në Bashki në 0800-0888 për të identifikuar të gjithë ato problematika apo individë që nuk shërbejnë me cilësi”, tha Veliaj.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe garantoi se puna do të vijojë edhe më tej për të rritur sipërfaqet e gjelbra, që do të shërbejnë edhe si një hapësirë rekreacioni për të gjitha grupmoshat. (J.V/Shuplaka)

 

velija-1

 

Etiketa: erion velijapeme
Pas

Zgjerohen hetimet, biznesmeni Beqja: 500 mijë euro Berishës për ish-hotel Vollgën (KONTRATA NOTERIALE NË BRENDËSI)

Para

Skandali ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës, lë qelinë ish-drejtoresha Albana Llazani

Para
Skandali ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës, lë qelinë ish-drejtoresha Albana Llazani

Skandali ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës, lë qelinë ish-drejtoresha Albana Llazani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, mbetet jashtë Bardh Spahia dhe Edona Bilali nga PS

Numërohen votat e listës së hapur, kush nga kandidatët e PD ka marrë më shumë vota

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj. Jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu

Berati vijon numërimin e votave për kandidatët, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Meloni i uroi fitoren e mandatit të katërt, reagon Edi Rama

Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.