Qindra të dyshuar për sulme terroriste janë vënë në prangat e autoriteteve të sigurisë turke përgjatë këtyre ditëve, kryesisht në një operacion blic të kryer gjatë së dielës. Në mesin e mbi 400 të arrestuarve renditen mjaft të rinj që kishin përgatitur sulme terroriste në Turqi dhe Europë.
Mes shumë prej tyre është edhe Zulhajrat Seadini nga Bremeni, Maqedonia, që u vu në pranga në Ankara, ku në total u arrestuan 60 persona. Referuar mediave turke, mësohet se Zulhajrat Seadini kishte kryer operacion plastik për të depërtuar më lehtësisht në Europë ku kishte planifikuar të kryente sulme.
Prej kohësh, Turqia ka qenë në shënjestër të sulmeve terroriste. Më i fundit ishte ai i 1 janarit në Stamboll në klubin e natës “Reina” ku mbetën të vrarë 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë. (XH.A/SHUPLAKA)