Gazetarja e njohur e Ora News, Ilva Tare ka marrë drejtorin e bordit të Soros në Shqipëri dhe ajo ka pranuar se prej pak kohësh e drejton Bordin e Fondacionit në vendin tonë. Tare ka qenë më parë anëtare e bordit të këtij Fondacioni, ndërkohë që me largimin e Remzi Lanit, ka zënë vendin e tij në drejtimin e Bordit.
Duhet thënë se kohët e fundit debati në lidhje me fondacionin e Sorosit në Shqipëri është shtuar, me retorika dhe kundëretorika se kush janë njerëzit e tij në Shqipëri.
Për këtë lajm ka reaguar edhe aktivisti Altin Goxhaj i cili tregon edhe arsyen pse u zgjodh Ilva Tare në këtë post. Sipas tij arsyeja pse Ilva Tare u vendos në krye të Soros, bëhet për t’i thënë amerikanëve të Trump se Soros në Shqipëri ka në krye gruan e ish-kreut të PD-së, Eduard Selamit.
“Arsyeja pse Ilva Tare u vendos në krye të Soros bëhet për t’i thënë amerikanëve të Trump se Soros në Shqipëri ka në krye gruan e ishKreut të PD Eduard Selami (i cili ishte edhe në takimin e Bashës me Soros në 6 Dhjetor 2014!). Ky është një diversion i pastër!”, shprehet Goxhaj. (J.V/Shuplaka)