Vetëm pak ditë më parë është larguar nga puna, Elsa Demo, një prej gazetareve më të mira të kulturës në Shqipëri dhe njëkohësisht është ndërprerë nga transmetimi emisioni i saj “Takime Kulturore në ABC News”. Ajo e drejtonte këtë emision në abc news. Në një rrëfim të dhënë në “E Diell”, për Adi Krastën Demo është shprehur se nga ky lajm ka kaluar një shok pasi është i shëmtuar dhe se është ndjerë e pambrojtur. Po kështu ajo ka treguar edhe motivacionin që i është komunikuar nga televizioni për këtë shakarkim. “Ristrukturim i televizionit, shkurtim i vendit të punës”, ishte arsyeja e largimit të saj nga ky televizon. Sipas gazetares Demo media dhe politika janë bërë mish e kockë dhe kanë krijuar oligarkët e rinj.
Intervista:
Elsa Demo: Në këtë prezantim që bëre ti. Mamaja ime e merr vesh se ça ka ndodhur. Njeriu i fundit që do t’i thosha gjëra të tilla. Kështu që uroj që ajo të mos na ndjekë sepse forma të tjera për tja thënë dikush nuk ka. Njerëzit e mi të afërt janë ndaluar t’ja thonë një gjë të tillë që ajo të mos shqetësohet.
Krasta:Ajo të ka parë ty në televizion?
Jo sepse në ekranin… jopothuajse nuk më ka parë kurrë. Ajo e di që unë punojë në një televizion. Në vendin ku jetojnë prindërit e mi nuk ndiqet ai ekran, nuk kalojnë sinjalet.
Krasta: Elsa ti ke punuar gjatë në median e shkruar dhe pa dyshim gjithë ajo periudhë e gjatë 10-vjeçare dhe krijoji atë imazhin ku megjithëse ka një çikë barakutizëm dhe helmim prapë së prapë të paktën arrijnë të thonë kur njeriu vlen dhe është i pari në rradhë. Të gjithë të kanë cilësuar që ajo vajzë është më e mira në kulturës në atë formë që e njeh ti.
Elsa Demo: Dua të them që fjalë të mira nuk janë në favorin tim. Nuk më favorizon duke më thënë vlerësime.
Krasta:Mos do të thuash që njerëzit në Shqipëri ndihen më mirë kur larvdërohen dhe ka një lloj mëshire që qarkullon?
Elsa Demo: Mundet, famleminderit që solle fjalën mëshirë sepse kam përshtypjen që në një situatë të tillë që do të thotë kur të largojnë nga puna ose kur je në zi për humbjen e një njeriu të dashur, njeriu ndihet i pambrojtur. Ndihet i lëndueshëm, mund ta godasësh. Në rastin konkret për largimin nga puna njeriu është në këtë pozitë edhe njerëzit mund ta shikojnë me këtë sy, me syrin e mëshirës. Këto ditë kam provuar këtë dilemën që duhet ta mohoj apo refuzoj faktin e vulnerabilitetit, e cënueshëmrisë, apo të qenit i prambrojtur.
Krasta:Ty vetë si të thotë zëri yt i brendshëm?
Elsa Demo: Më thotë që duhet ta pranoj, që jam e prambrojtur. Duhet ta pranoj këtë gjë dhe nuk është turp ta thuash këtë gjë sepse po ndjej dhe për shkak të praktikës jetësore timen dhe profesionale që të pranosh këtë gjë zemra sikur fiton një zgjerim. Zgjerimi që të sjell me vete durimin dhe kthejtësinë. Kaq sa për mëshirën.
Krasta:Largimet nga puna janë gjithmonë antipatike dhe të shëmtuara. A mund të marrësh, nuk ka rëndësi fare televizioni ka rëndësi fakti, ishte i shëmtuar? Sa?
Elsa Demo: I shëmtuar ishte , është i shëmtuar.
Krasta: Çfarë e bëri të shëmtuar?
Elsa Demo: Ajo që provova ishte një shok, ishte një shok, një goditje, u ndjeva e cënuar si njeri, si qytetar sepse në momentin që ti je në një hapësirë publike ti je më shumë sesa një njeri dhe një individ dhe në mometin që ke këtë ndjeshmëri atëherë filon edhe bën një bilanc pikërisht për atë hapërisën publike dhe thua që ti punon për një vend ku minutazhi për kulturën është kaq i kufizuar sa mbyllja e një emisioni për kulturën është kaq flagrant. Nuk është thesht një shkurtim i një vendi pune.
Krasta:U dha thjesht një justifikim. Të thanë thjesht për shembull që nuk ke shikueshmëri?
Elsa Demo:U nënkuptuar kjo gjë. Domethënë që unë nuk janë të shitshme. Emisioni nuk është i shitshëm. Adi nëse hapim këtë kapitull të shikushmërisë e pëlqyeshmërisë, sa e klikuar je atëherë ta hapim këtë kapitull deri në faqen e fundit të librit.
Krasta:E hapim. Ti nuk i beson klikimeve të mëdhaja?
Elsa Demo:Dua të them që nëse manjatët e mediave e hapin këtë diskutim atë ta hapim deri në fund edhe për ato emisione që nuk kanë shikueshmëri. Media tashmë po kthehet nën një institucion të pushtetshëm ekonomik i cili bën blerje me një pushtet që ne e mendonim të parin që është ai politik. Me thuaj ti që a mendon se kemi hyrë në një fazë të tillë? Që e kanë provuar tani të gjitha vendet e lindjes sesi media dhe politika janë bërë mish e kockë dhe që kanë krijuar oligarkët e rinj.
Krasta: Ti je një gazetare që ke pasur një program të kulutrës shumë të rëndësishëm. Kushodo qoftë që të ka heur ty nga puna duhet të ketë pasur një argumentim të fortë. A mund të di cfarë të ka thënë?
Elsa Demo: Ristrukturim i televizionit, shkurtim i vendit të punës.
Krasta: Që është në një kuptim i paapelueshëm. Ku qëndron këtu paturpësia? Ku qëndorn këtu faji nëse ka një të tillë dhe unë mendoj që ka.
Elsa Demo:Ti the një program shumë të rëndëshishëm, rëndësisa e një prgrami nuk qëndron vetëm te përmbajta dhe sesa jep gazetari por y nuk ka qenë një emision i rëndësishëm për investimin që është bërë aty. Unë nuk e morra dot vesh kurrë nëse ky program është i shitshëm, ndiqet shumë, nga strukturat që merren me marketingun që të merrja një veretjem apo.. (J.V.Shuplaka)