Punëtorët e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier më në fund do të marrin rrogat e prapambetura. Pas protestave të shumta njëra pas tjetrës, dy paga të prapambetura kaluan në llogarinë e tyre vetëm gjatë ditës së sotme, ndërkohë që paga e muajit të tretë do kalojë nga muaji mars.
Kështu negociatat me përfaqësuesit e firmës IRTC rezultuan më në fund positive, madje naftëtarët firmosën edhe kontrata të reja pune. Megjihatë vazhdimësia e punës është ende e pasigurtë, pasi varet nga furnizimi me naftë bruto, ndërkohë që edhe për sigurimet shoqërore vazhdojnë ende negociatat. (D.D/Shuplaka)