Çmimi i sheqerit është rritur përsëri, kjo si pasojë e rënies së prodhimin global të sheqerit. Përgjatë vitit të kaluar, çmimi i sheqerit është rritur dhe ka rënë rrëmbyeshëm dhe në tetor të vitit 2016, çmimi i tij arriti nivelin më të lartë në katër vite, për të rënë më pas disi në dhjetor.
Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka publikuar të dhënat e lëvizjes së çmimeve dhe një renditje të vendeve me çmimet më të shtrenjta të ushqimeve në Europë, ku përfshihen drithërat, vajrat vegjetale, bulmetin, mishin dhe sheqerin, shkruan Klan Tv.
Sipas saj në janar të 2017, mesatarja e këtyre çmimeve ishte 12 për qind më e lartë se në Janar të vitit të kaluar – dhe më e larta që prej fillimit të vitit 2015.
Sipas përllogaritjeve ëmbëltimi i çajit tuaj kushton 45 % më shumë se në Janar 2016, teksa ti shtosh qumësht kushton 33 % më shtrenjtë. Shtimi i vajit në sallatë kushton 34 % më shtrenjtë se vitin e kaluar. Vetëm mishi ka qëndruar më i qëndrueshëm, duke u rritur me vetëm 8 %.
Ku janë çmimet më të larta?
Sipas Eurostat-it, vendi më i shtrenjtë për pazar në Europë është Zvicra, ku çmimet e ushqimit, pijeve dhe duhanit janë 72 % më shtrenjtë se mesatarja Europiane. Norvegjia (60 % mbi mesataren), Danimarka (45 %) dhe Islanda (30 %) e ndjekin nga pas. Danimarka është më e shtrenjta në Bashkimin Evropian, ndërsa Polonia më e lira (37 për qind më lirë se mesatarja). Vetëm Maqedonia është më e lirë se Polonia në Europë (42 % më lirë se mesatarja europiane).
Ballkani dhe pozicioni i Shqipërisë
Vendet e Ballkanit perëndimor, të cilat nuk janë anëtarësuar ende në Bashkimin Evropian kanë çmimet më të lira në Evropë, në të njëjtin nivel është edhe Polonia e Rumania.
Kështu, Maqedonia ka çmimet më të lira në Ballkan dhe Europë. Shqipëria me indeks 68 pikë (32 % më lirë se mesatarja europiane) lë pas Rumaninë, Poloninë dhe Maqedoninë në Europë.
Një pikë më shtrenjtë se vendi ynë është Serbia, ndërsa Bullgaria dhe Kosova dy pikë më të shtrenjtë. Mali i Zi me 78 pikë është vendi më i shtrenjtë në 6 vendet ballkanike që aspirojnë BE-në, ndërsa Bosnia dhe Herzegovina renditet e dyta me 74 pikë.
Çmimet më të larta historike
Megjithëse çmimet po rriten, ata janë ende shumë larg çmimeve më të larta në histori. Indeksi i çmimeve sipas organizatës shënonte 174 pikë në Janar 2017. Në Janar 2011 indeksi kishte arritur kulmin e 240 pikëve, si kurrë më parë në historinë e FAO-s që kur filloi të grumbullonte të dhënat në vitin 1990. Faji përsëri ishte i sheqerit atë vit.
Rritja e çmimeve çon në trazira
Në të njëjtin muaj që Indeksi i FAO-s arriti rekordin historik, miliona njerëz anekënd botës papritur e gjetën veten në pamundësi për të blerë madje edhe elementët bazikë për të ushqyer familjet. Rritja e çmimit të qepëve ka çuar në protesta indianët. Qeveria u detyrua të ndërhynte, duke ndaluar eksportet dhe ulur taksat mbi importet. Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se njerëzit në vendet në zhvillim shpenzojnë 60-80 % të të ardhurave të tyre në ushqime. Kur çmimet rriten shumë dhe shpejt, organizata thotë se efekti mbi familjet më të varfra është i tmerrshëm, duke i detyruar ata të shkurtojnë shpenzimet në gjerat “jo thelbësore”, të tillë si librat e shkollës, ilaçet, strehimi dhe veshjet. (J.V/Shuplaka)