Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manbjani komenton operacionin “Patriot” të policisë, në sajë të të cilit u zbulua një tjetër tenxhere me para nga policia.
Nëpërmjet një postimi tejet ironik në tëitter, Manjani shprehet se duhen ende tenxhere të tjera, derisa të arrihet shuma e caktuar.
“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera…”, shkruan Manjani.
Tenxherja e fundit me para është gjetur në zonën e Bathores në kryeqytet, në banesën e Admir Çerpjas. Këto janë paratë e vjedhura të bankës, të cilat po transportoheshin drejt Rinasit e më pas për në Itali. (D.D/Shuplaka)