Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, ka shigjetuar aktorin që hapi protestën, Besmir Haliti.
“I pari ne proteste foli njw aktor(kështu u prezantua) nga Fushë Kruja. Nëse e njeh njeri të më japi ndonjë koordinatë, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shumë gjëra për teatrin (shante para mbrapa) deri në Fushë Krujë edhe mund të mos kenë mbërritur. Ta marrë djalli, dhe këtë aktorin nga Fushë Kruja kishim mangut!”- shkruan Çuli në postimin e tij.
Ndërkohë ka komentuar aktori i madh Robert Ndrenika: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori ???”, shkruan Ndrenika (besohet se është profili i tij zyrtar).
Çuli nuk e ka kursyer një përgjigje për Ndrenikën: “Që kur niveli yt ikone zbriti ktu ku je….”.
(M.D/ Shuplaka)