21:13 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I përndiqte të dy, zbardhet dëshmia e Elia Zaharias: Princin e shihte me dashamirësi, mua më thoshte “Unë ty do të përcjell”

07:29 | 22/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përndiqte princin Leka, po e pëson nga Elia. KUSH është vajza që u arrestua nga policia (HISTORIA E PLOTË)

Lajmi i përndjekjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharias nga një vajzë, e cila ishte e marrosur pas Princit, vazhdon të tërheqë vëmendjen me zbardhjen e dëshmive të Princit Leka dhe bashkëshortes së tij tashmë, Elia Zaharia.

Në dëshminë e saj të zbardhur nga një gazetë e përditshme, mësohet se denoncimi i Elia Zaharias është ngritur pak ditë pas përndjekjes më të fundit në ato ditë, më 10 korrik 2016. Ajo rrëfen se Fitore Fazli Bekteshi, e ndjek pas kudo, në çdo vend që ajo shkon, duke e shikuar gjithë inat por pa mundur t’i afrohet për shkak se gjatë gjithë kohës Elia ka qenë e shoqëruar.

Ajo thekson se kjo shtetase gjatë përndjekjes, e ngacmonte me shikime Princin Leka duke e parë me dashamirësi, ndërsa vetë Elias i shprehej “Unë ty do të përcjell”.

Dëshmia e Elia Zaharias

“Jam e fejuara e Princit Leka i Dytë. Ka më shumë mbi një vit që një femër më përndjek, veprimet e së cilës më kanë krijuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo femër, të cilën e kam identifikuar me emrin Fitore Fazli Bekteshi, në çdo vend që shkoj unë vjen pas meje, unë futem në lokal, ajo vjen pas meje në lokal, më shikon gjithë inat, por duke qenë se kam qenë e shoqëruar, nuk ka mundur të më afrohet.

Kjo femër, kur unë ndodhem në shtëpi, vjen dhe qëndron thuajse tërë ditën në rrugën dhe rri para derës së banesës sime. Ajo natën herë pas here fillon të ulërasë me të madhe duke thënë ‘princ unë të dua’. Shpeshherë unë nuk detyrohem të ndryshoj rrugë kur shoh këtë femër në afërsi të derës së banesës sime. Konkretisht, më datë 10.07.2016, rreth orës 17:00 isha së bashku me princin te lokal ‘Tajvani’ duke ngrënë drekë. Fitorja vjen dhe ulet përballë nesh dhe kontrollonte çdo lëvizje tonën.

Herë pas here kjo femër fillonte dhe provokonte princin duke qeshur. Princi dhe unë bënim sikur nuk e kishim vëmendjen te Fitorja, por ajo vazhdonte me veprimet e saj. Në këto rrethana unë dhe princi u detyruam të ngriheshim nga restoranti dhe vajtëm në banesën tonë. Fitore Bekteshi kur na pa ne që u ngritëm, dhe ajo ngrihet nga tavolina e saj dhe na vihet nga pas.

Fitorja qëndronte thuajse ngjitur me ne dhe Lekën e shikonte me një lloj dashamirësie, ndërsa mua më kërcënoi duke më thënë ‘unë ty po të përcjell’.

Duke qenë se në muajin tetor të këtij viti do martohemi me princin, sot, më 12.07.2016, rreth orës 14:30 kishin ardhur media të shumta për të marrë reportazh. Gjatë filmimit që bënte një nga mediat ndërkombëtare te Pedonalja dhe Galeria e Arteve, përsëri Fitorja si çdo ditë na vihet nga pas duke na krijuar shumë shqetësim mua dhe princit, duke na prishur imazhin.

Mua më shikonte me inat, ndërsa princin e provokonte. Në këto rrethana kam njoftuar organet e Policisë së Shtetit, por në momentin që erdhën policët, Fitorja iku me vrap. Përsëri Fitorja sot, më datë 12.07.2016, në orën 16:30 vjen te rrethimi i kangjellave të pjesës rrethuese dhe tentonte të futej brenda rrethimit. …

Me veprimet e saj kjo shtetase më krijon gjendje ankthi dhe frike, kjo vjen dhe qëndron ulur për një kohë të gjatë para derës së banesës sime, nuk mund të dal të takoj dhe të jap reportazh para mediave, sepse mundohet të më diskreditojë, thërret me zë të lartë në emër të princit duke i thënë se “unë të dua ty” etj.

Princi më ka thënë që të bëj ankim në polici dhe të marrë rrugëzgjidhje ky problem, sepse kemi kohë që përndiqemi nga ana e kësaj femre etj. Përfundimisht Fitore Bekteshi me veprimet e saj më ka krijuar një gjendje ankthi dhe pasigurie për jetën.

Kjo femër bën veprime të pakontrolluara, sepse një njeri normal nuk mund të bëjë veprime të tilla, e kam të vështirë të dal nga banesa ime dhe të shkoj në lokale apo në ndonjë vend tjetër për takim zyrtar apo për të kaluar kohën e lirë, sepse kudo e kam nga pas.

Përfundimisht ndaj shtetases Fitore Bekteshi bëj këtë kallëzim penal, duke qenë se një herë këtë femër në muajin prill të vitit 2016 e kanë shoqëruar në komisariat të policisë dhe pas këtij rasti vinte dhe më ndiqte më rrallë nga pas, ndërsa tani në muajin qershor është bërë shumë agresive ndaj meje dhe princit. Kërkoj që kjo çështje të ndiqet në rrugë ligjore”.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: deshmielia zahariaperndjekjePrinc Leka
Pas

SHTYPI I DITËS. 22/02/2017

Para

Soni më e dashuruar se kurrë në krahët e të fejuarit biznesmen

Para
Soni më e dashuruar se kurrë në krahët e të fejuarit biznesmen

Soni më e dashuruar se kurrë në krahët e të fejuarit biznesmen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.