Fleckenstein për protestën dhe bojkotin e PD-së:
Ne jemi këtu në mënyrë që të gjithë politikanët shqiptarë të lufttojmë për synime të përbashkëta. Nuk do të ndërhyj dhe as nuk do bëj komente për protestën që po bëhet sepse është çështje e brendshme. Kjo është e drejta e opozitës që të protestojë e të tregojë çfarë kërkon dhe të mbledhë njerëz që të protestojnë. Por bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur për sa i përket atyre zgjedhësve që kanë votuar prandaj u kërkoj kolegëve të mi në Partinë Demokratike që të vazhdojnë atë që mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në punë. Ju siguroj se nuk është vetëm mendimi i Fleckestein, i Hahn, apo Mogherini, apo Vlahutin, por i të gjithëve ne dhe i Kukan, dhe i EPP-së.
Fleckenstein për reformën në drejtësi:
Reforma në drejtësi bëhet për të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë, që ata të kenë prokurori dhe gjykata të pavarura dhe të lira. Ne të gjithë e dimë që është themeli i të gjithë asaj që bëhet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fakt kur po diskutonim ndryshimet që duheshin bërë, ishim shumë të lumtur në fund kur këto ndryshime u miraruan me 140 vota dhe tani të gjithë duhet të tregojmë që e gjithë kjo ka qenë prej vërteti,. Vettingu është kyç dhe nuk është kyç vetëm për ata që nuk duhet të jenë pjesë e këtij sistemi, por edhe për arsyen që të tregohet se jo të gjithë janë të korruptuar. Në bisedimet me ministrin e Drejtësisë dhe ministren e Integrimit Europian u fol se mund të duhet një farë marrëveshje mes Shqipërisë dhe BE-së, një farë dakordësie, meqe të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë atëherë e besoj që këto probleme mund të zgjidhen në dy ditë.
Fleckenstein u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve:
Gazetari: A duhet plotësuar kërkesa që listat e deputetëve të jenë të hapura dhe ata të shohin kriminelët në lista, sepse në 2013-ën nuk e kishin këtë mundësi. Pyetja e dytë ka të bëjë me marrëveshjen që ka kërkuar Gjosha, më duket një lloj kurthi. Procesi i Vettingut është i bllokuar momentalisht sipas mendimit tuaj?
Fleckenstein: Çdo qytetar duhet të ketë të drejtën të shohë listën dhe të votojë siçc e mendon dhe unë jam i sigurt që media e pavarur e Shqipërisë do i ndihmojë qytetarët, sepse në vendin tim kjo është edhe punë që e bën media.
Unë e kuptova mirë pyetjen tuaj. Ka disa persona në qeveri që mendojnë se duhet një marrëveshje mikse sa i përket ligjeve. Me çfarë kam kuptuar, ekspertët e shohin këtë gjë ndryshe, megjithatë është zgjedhja më e mirë që të ulen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
Ju do ta shikoni këtë gjë javën që vjen kur të bëhen takimet me komisionet. Ne ramë dakord që opozita në Shqipëri të fuqizohet duke pasur një pjesëmarrje 50 me 50 në komision, duke munguar atëherë dikush, komisioni nuk punon. Kjo do ta ndalojë procesin e Vettingut. Në fund të javës të gjithë do e kuptojnë se kush ka arsyen për ta bllokuar Vettingun.
Mendoj se sistemi në drejtësi nuk ka të bëjë në veçanti me politikanët, por edhe me ata. Sepse politikanët nuk janë më të mirë se punonjësit në supermarket. Kështu që unë mendoj se të gjithë në shoqëri varen nga një sistem gjyqësor i pavarur.
Gazetari: Ju theksuat rëndësinë e zgjedhjeve. Si do të ishin në sytë e Europës zgjedhjet nëse PD nuk merr pjesë në to?
Fleckenstein: Sigurisht që një pyetje ka të bëjë me këtë, që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje, është një situatë e vështirë jo vetëm për vendin por për të gjtihë procesin e integrimit. Shpresoj shumë që të gjithë do gjejnë zgjidhjen e duhur, e di që nuk është përgjigja që iu duhet por unë kam të drejtën si politikan.
Nuk kam marrë ndonjë garanci nga PD, por mendoj se opozita e di që së pari katër muaj përpara zgjedhjeve duhet të ketë qartësi. E ashtuqujatura qeveri teknike, nuk shoh si mund të ketë marrëveshje për këtë çështje gjatë javës që vjen.
Gazetari: Çfarë do të ndodhë me integrimin e Shqipërisë nëse nuk mblidhen komisionet?
Fleckenstein: Në rast se ndodh, atëherë kjo do të ndalojë procesin e Vettingut për ca kohë, por që natyrisht do të rifillojë. Nuk mendoj se kjo do të jetë fundi përgjithmonë. Jam i bindur se do të shihni se kur procesi të fillojë, do të nisin negociatat. Kjo mund të ndodhë pas disa javësh, disa muajsh, disa vitesh, apo ditësh. Unë nuk dua të ndërhyj tek protesta e opozitës, por e vetmja gjë që mund të them është që mos të ndalohet reforma në drejtësi që është tejet e rëndësishme për vendin.
Me Bashën patëm një diskutim të sinqertë dhe të hapur dhe shumë miqësor, që së pari ka të bëjë me përmbajtjen. Sa i përket marrëveshjeve, kjo ka të bëjë me partitë politike, jo me dikë që vjen nga jashtë.
(XH.A/SHUPLAKA)