19:45 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Meta demoralizon kundërshtarët e Ramës, ndërsa Rama harron LSI-në”

20:31 | 26/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta demoralizon kundërshtarët e Ramës, ndërsa Rama harron LSI-në”

Nga Artur Zheji

Numrat janë kokëfortë. Kokëfortë dhe të ngurtë, pamvarësisht se nuk shprehin sot të vërtetën shqiptare.

Kodi Zgjedhor, miratuar në vitin e zullumeve të mëdha kushtetuese 2008, është një kod që e vret sot demokracinë në Shqipëri, vret mundësinë e lindjes së forcave të reja politike dhe kalb pa u lidhur, frytet e tendencave alternative.

Kodi Zgjedhor Berisha-Rama, është sot kundër Ben Blushit, që e votoi me gëzim asokohe, madje e mbrojti dhe më pas, me miopinë se do të ishte gjithmonë një hap larg pushtetit maksimal, sepse e quante veten nr.2 në PS, menjëherë mbas Edi Ramës, me shpresën se nga nr.2 të kaloje në nr.1, do të ishte herët a vonë, e thjeshtë dhe e mundur.

Kodi Zgjedhor Berisha–Rama, është sot edhe kundër Koço Kokëdhimës dhe Lëvizjes së tij politike “Zgjidhja”, sepse e pamundëson, nëse ai do të donte, ta shndërronte në Parti politike alternative Lëvizjen e tij kritike dhe me pretendime shëronjëse, në trupin e sëmurë të PS.

Kodi Zgjedhor Berisha-Rama i viti 2008 dhe ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, demoralizojnë vendimet e garës së mëvetshme politike edhe të mjaft segmenteve të LSI dhe bëjnë ndoshta dyshues dhe të pasigurtë edhe vetë Metën. Ky kod apo Ligj Zgjedhor, të detyron të kesh aleatë, të detyron të fitosh një deputet me pothuajse dyfish vota, nëse nuk je krah për krah, me një parti më të madhe. Dhe këto parti më të mëdha janë vetëm dy, ose PS ose PD, sepse edhe ligjin ato të dyja vetë e bënë të tillë, asokohe kundër LSI, por sot, kundër çdo partie që guxon të lindë për të sjellë diçka të re, në sistemin e konsumuar politik shqiptar.

Në daljen e tij më të fundit, te Çani, Meta kishte zgjedhur strategjinë që ka ca kohë që e sendërton në media, Zero informacion në lidhje se çfarë gatuan politikisht në të vërtetë dhe Zero tolerancë ndaj provokimit gazetaresk, qoftë ky provokim, edhe nga një gazetar ujk dhe dhelpër njëherësh, të Arjan Çanit, në formën e vet më të mirë.

Meta ishte demoralizues, edhe kësaj rradhe në kulmin e protestës opozitare, për të gjithë ata që prisnin dhe presin një shenjë sado të vogël, që Koalicioni PS-LSI, mund të shkërmoqet përpara 18 Qershorit.

Nga ky qëndrim, Ramës, i duket dhe ai ka filluar të mendojë se koha po punon edhe njëherë për të. Madje në ndarjen e tapive në Vlorë, tapi-marrësit, për pak nuk i puthnin duart, Tapidhënësit kryeministër dhe premtonin me zë të lartë se do të votonin Partinë Socialiste që u ndryshoi jetën. Dhe kryeministri i tejngopur me bekime hallexhinjsh, të sinqertë, dinakë apo shpirtzhuritur, u thoshte që të: “falenderonin qeverinë dhe jo Partinë Socialiste”. Dhe ata ja kthenin: “Po qeveria e Partisë Socialiste është zoti kryeministër!” dhe ai qeshte para nja dhjetë kanaleve Tv që e jepnin live në network kombëtar, duke harruar se qeveria e ka edhe një ose dy parti të tjera që e mbajnë në këmbë…

Dhe duke ndarë tapitë e qeverisë së Partisë Socialiste, Rama, në fushatë si kryeqeveritar dhe si kryepartiak, qeshte dhe gëzonte me të madhe! Dukej shumë i lumtur nga deklaratat e Metës dhe demoralizimin që ato shkaktojnë te kundërshtarët e tij politikë, kudo ata ndodhen, Në PD, në PS, te Libra, te Zgjidhja apo dhe vetë te LSI.

Muri i padepërtueshëm i Ilir Metës te Çani, por jo vetëm, gjithësesi e tremb edhe Ramën, sepse Zero Informacioni nga prapavija e tij politike, që jep Meta në media, por sigurisht edhe në takimet kokë më kokë që bën me të, demoralizon pa dyshim edhe vetë Ramën.

Një gjë është e qartë gjithësesi, Meta është në kulmin e një pune që ai dëshiron të mbetet enigëm.

Si ata skulptorët që nuk e rrëzojnë çarçafin e skulpturës së tyre, deri në përfundimin e saj, edhe ai ka vendosur ta mbajë të mbuluar më çarçaf surprizën e tij.

Cilado qoftë ajo.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: artur zhejikoalicioni me LSI
Pas

Shqipëria si Kolumbia? Flet ish-kandidatja për presidente që u mor peng nga rebelët

Para

“Protesta e banorëve të Zharrëzës më korrektja në 27 vjet, qeveria të shkonte tek ata dhe jo ata të vinin në këmbë”

Para
“Protesta e banorëve të Zharrëzës më korrektja në 27 vjet, qeveria të shkonte tek ata dhe jo ata të vinin në këmbë”

“Protesta e banorëve të Zharrëzës më korrektja në 27 vjet, qeveria të shkonte tek ata dhe jo ata të vinin në këmbë”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosen katër persona në një aksident në Burrel, dy në gjendje të rëndë

Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

Një në 5 të rinj pranon se është bullizuar online, One Albania mbështet studimin

Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.