11:25 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ngacmoni seksualisht për 3 muaj nxënëset, drejtori i shkollës gjatë arrestimit: Të lutem vëlla…

09:41 | 27/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngacmoi seksulalisht tre nxënësit, në pranga drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë

63-vjeçari Ajaz Ajazi, drejtori i shkollës 9­-vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet për akuzat: “vepra të turpshme” dhe “ngacmim seksual”. Ky arrestim erdhi pasi tri nxënëse të shkollës u shprehën se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori shkollës, Ajazi, banues në lagjen “Distileria” të qytetit.  63-­vjeçari dyshohet se ka ngacmuar tri nxënëset e tij për një periudhë të gjatë prej tre muajsh.

Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-­tjetrës për sjelljen e tij. Pas kësaj bisede vajzat kanë njoftuar edhe prindërit e tyre.

Prindërit me t’u njohur me atë që u kishte ndodhur vajzave të tyre janë drejtuar për denoncim në Policinë e Kuçovës, ku kanë bërë prezente ngjarjen. Policia në prezencë edhe të psikologes ka marrë denoncimin e nxënëseve, denoncimi që çoi edhe në arrestimin e menjëhershëm të 63-­vjeçarit Ajazi.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se nxënëset në kallëzimin e tyre kanë paraqitur fakte që implikojnë drejtorin e shkollës në vepra penale, për të cilat tashmë do të ketë edhe një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Të tria vajzat mësohet se kanë rrëfyer me detaje ngacmimet që u bënte drejtori i shkollës, i cili u mësonte atyre lëndën e Gjeografisë. Nga ana e tij, vetë Ajazi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë, madje i ka kërkuar vëllait të tij që të qetësojë familjen, pasi sipas tij, akuzat nuk janë të vërteta.

“Rrini të qetë se drejtësia do të zbardhë të vërtetat. Të lutem vëlla më qetëso familjen dhe vëllezërit e nipërit e mi se unë nuk kam kryer asgjë në lidhje me këtë denoncim”, ka deklaruar 63­vjeçari në momentin e arrestimit, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në rritjen e masës muskulore

Para

Shpërthen aktivistja demokrate e Fierit: Jeni shitur, na lodhe ti Mesilë, Majlindë, Ridvan, Astrit…

Para
Shpërthen aktivistja demokrate e Fierit: Jeni shitur, na lodhe ti Mesilë, Majlindë, Ridvan, Astrit…

Shpërthen aktivistja demokrate e Fierit: Jeni shitur, na lodhe ti Mesilë, Majlindë, Ridvan, Astrit…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.