Ditën e sotme në prangat e policisë kanë rënë dy shtetas grekë pasi janë kapur me 58 pako marijuanë në makinë. Sapo kanë pikasur makinën që po vinte nga kufiri i Greqisë me Shqipërinë, policia e vendit fqinj është vënë në ndjekje të tyre.
Ata janë ndaluar nga policanë Kompoti, në Artë. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 58 pako me marijuanë, me peshë totale 109 kg 350 gramë. Dy grekërit e arrestuar që ndodheshin në makinë janë një burrë 48 vjeç dhe një grua 55 vjeç. Duhet të thkesojmë që në 24 orët e fundit pranë kufirit Shqipëri-Greqi janë sekuestruar nga policia 807 kg marijuanë. (J.V/Shuplaka)