21:09 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet Ditmir Bushati: Kohën e kam të programuar por më është dashur të bëj edhe “baby sitting”

10:43 | 27/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet Ditmir Bushati: Kohën e kam të programuar por më është dashur të bëj edhe  “baby sitting”

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është rrëfyer për revistën Psikologjia, duke treguar edhe detaje nga jeta dhe puna e tij e përditshme.

“Më kujtohet thënia e një kolegu me eksperiencë në momentet e para të marrjes së detyrës si ministër i jashtëm: Familja do të ankohet, sepse do të shohë rrallë, ekipi kryesor në shërbimin e jashtëm do të ankohet sepse do ta shohësh rrallë dhe njerëzit në parti, të cilët të mbështesin politikisht, do të mërziten gjithashtu, sepse nuk do të jesh në gjendje të kalosh shumë kohë me ta. Si ministër i jashtëm ke fatin dhe përgjegjësinë të jesh pjesë e ngjarjeve historike, e momenteve që kërkojnë vendimarrje dhe qëndrime të qarta.”, shprehet Bushati.

Gjithmonëe këmin parë serioz dhe nën kostumin e diplomatit dhe me një gjuhë të kujdesshme. Por këtë here ai ka vendosur të rrëfejë për rrugëtimin e tij politik dhe atë profesional, vështirësitë e punës si ministër i jashtëm por mbi të gjitha ka prezantuar pjesën më të bukur, familjen.

Ai na njeh me bashkëshorten, Aidën, dhe me dy fëmijët: vajzën Hera dhe djalin Martin. Bushati rrëfen se ka qenë i detyruar të bëjë edhe “baby sitting”, megjithëse nuk thotë se këtë e bërë gjatë kohës që ka qenë ministër.

Intervista:

Cila është koha që ndan me familjen?
Pavarësisht ritmit që ka puna si ministër, familja ime ka kohën e vet të dedikuar. Kryesisht në hapësirat që krijohen në ditët e pushimit.

A ka sens fundjava për ju? Si e menaxhon këtë hapësirë?
Fundjava ka kuptim si konvencion dhe mundohem të rezervoj një hapësirë për veten dhe familjen, megjithëse jo gjithmonë javët e mia kanë “fundjavë”.

Në fokus të këtij numri të revistës do të kemi femrën. Meqënëse jemi mes dy datash, a ka një surprizë për nënën dhe bashkëshorten tuaj?
Nëse jap një përgjigje nuk do të jetë më surprizë.

Si është Ditmiri si baba? Ju ka rastisur që gjatë kësaj kohe për shkak të angazhimeve të shkoni në takim me prindër?
Aida kujdeset për takimet me prindër. Por kam qenë disa herë në shkollat e Herës dhe Martinit, sepse nuk mund të jem kurrësesi indiferent për rritjen e tyre. Momentet që kam shijuar më shumë, ndonëse rrallë, janë ato momente kur më është dashur të bëj “baby sitting” për shkak të angazhimeve të Aidës jashtë vendit.

Dilni për shopping me bashkëshorten?
Rastis të jemi bashkë, megjithëatë Aida tashmë është më e zonja se sa unë për të blerë gjerat që më duhen dhe më pëlqejnë. Kam besim në shijet e saj.

Duke bërë gjëra të lirshme, i trembeni aparatit fotografik paparazz apo jeni i shpenguar?
Gjykojeni vetë nga numri i herëve që ka pasur fotografi të miat të shkrepura nga paparazzi.

Në fund të kësaj panorame, a del koha për miqtë duke kujtuar histori të vjetra e pse jo të ndani një gotë birrë me ta?
Preferoj verën për miqtë e vjetër. Koha me ta nuk është e programuar, por mblidhemi kurdo që mundemi dhe ndajmë histori të vjetra dhe të reja.

Po kohë të lirë për veten a mbetet, një libër, film apo sportet? Cilat janë pasionet tuaja?
Nuk mund ta mohoj se puna që bëj është pasion për mua. Por përpiqem të lë vend edhe për pasionet e tjera. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: ditmir bushatirrefim
Pas

Rrëfehet për dasmën këngëtari: Thyem rregullin, ftuam njëri-tjetrin në festat e beqarisë

Para

Këshilltari i LSI-së: Nuk do lejojmë që punimet për Bulevardin të nxjerrin njerëzit në rrugë!

Para
Këshilltari i LSI-së: Nuk do lejojmë që punimet për Bulevardin të nxjerrin njerëzit në rrugë!

Këshilltari i LSI-së: Nuk do lejojmë që punimet për Bulevardin të nxjerrin njerëzit në rrugë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

Alarmi nga moti i keq/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (VIDEO)

Qëndrimit i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Lufta në Ukrainë! Gati një mijë civilë të vrarë nga dhjetori deri në maj

Alarmi i OBSH-së: Vetmia çon në vdekjen e pothuajse 900,000 njerëzve në vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.