08:28 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj rikthen nismat e Edi Ramës, tre muaj para zgjedhjeve: 20 lekë kafja për pensionistët!

11:03 | 27/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj rikthen nismat e Edi Ramës, tre muaj para zgjedhjeve: 20 lekë kafja për pensionistët!

Jemi në prag të nisjes së fushatave elektorale edhe cilado nismë e marrë nga instancat partiake sado fisnike të duket lë vend për dyshime. E pensionistët janë një nga kategoritë që përherë në periudha të caktuara vendosen në qendër të vëmendjes.

Pas rritjes së pensionit që parashikohet të nisë pas datës 1 mars, një tjetër shërbim do të jetë më i mirë për pensionistët. Kafja për pensionistët do të jetë vetëm 20 lekë. Kjo ka qenë një nismë e ndërmarrë edhe më parë kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryemiministri i tanishëm Edi Rama.

“Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. Është një nismë e cila në fakt është filluar Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet. Sot e rikthejmë prapë dhe nisma quhet: “Kafe me gjyshin”, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se nga kjo nismë do të përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa theksoi se kësaj nisme i janë bashkuar fillimisht një rrjet prej 100 lokalesh në gjithë kryeqytetin. “Mjafton që dikush të tregojë librezën e pensionit dhe i gjithë rrjeti i kafeve ku është vendosur tabela “Kafe me gjyshin” do të jetë një vend ku kafja do të kushtojë 20 lek. Aty mund të konsumohet shtypi i ditës edhe sigurisht bisedat e para të ditës me secilin. Ne do të kemi një rrjet prej 100 kafenesh në të gjithë Tiranën që do të jenë pjesë e kësaj nisme”, bëri të ditur kryebashkiaku. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: 20 lekeErion Veliajkafja me gjyshin
Pas

Këshilltari i LSI-së: Nuk do lejojmë që punimet për Bulevardin të nxjerrin njerëzit në rrugë!

Para

E gjithë shkolla në këmbë për refugjatin shqiptar në Gjermani me dy prindër të sëmurë (HISTORIA)

Para
E gjithë shkolla në këmbë për refugjatin shqiptar në Gjermani me dy prindër të sëmurë (HISTORIA)

E gjithë shkolla në këmbë për refugjatin shqiptar në Gjermani me dy prindër të sëmurë (HISTORIA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.