21:57 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ylli Manjani flet për shkarkimin: Metës do ia jepja dorëheqjen, por jo Ramës!

23:51 | 27/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ylli Manjani flet për shkarkimin: Metës do ia jepja dorëheqjen, por jo Ramës!

Ish-ministri Ylli Manjani zbulon prapaskenën e shkarkimit të tij nga detyra. Në një intervistë për dritare.net, Manjani tregon se lajmin për shkarkimin ia ka komunikuar i pari kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Ndërkohë, duke folur për misionin e tij si ministër, Manjani tregon se mbi të gjitha një ministër nuk mund të nënshtyrohet kollaj.

 “Misioni im, si ministër, ishte vetëm një, të vendos standardin e sjelljes publike të ministrit. Këtë mandat më dhanë dhe ndoqa strategjinë të kryej mandatin dhe përgjegjësinë që më vendosën, standardin e një ministri. Ministri është autoritet publik dhe që nuk nënshtrohet kollaj, pa argument. Ministri propozon, debaton.”, tregon Manjani.

Më tutje, ish-ministri tregon se pse e ka refuzuar dorëheqjen, por e ka vështirësuar akoma më shumë largimin  nga detyra.

 “Meta më bëri të ditur situatën e vështirë që kishte krijuar standardi im si ministër në raport me kryeministrin dhe më tha se mund të zëvendësohesha dhe unë rashë dakord. LSI gjykon më mirë se unë.

Metës do ia jepja në çdo çast dorëheqjen, por jo Ramës. Unë nuk kisha kryer asnjë krim. Ndaj refuzova dorëheqjen dhe dola fola. Duhej të flisja, sepse nuk u hoq drejtori i burgut te Vaqarrit, por Ministri i dytë i Drejtësisë, pas Naços.”, vazhdon Manjani.

Ylli Manjani u shkarkua zyrtarisht nga detyra më 30 janar, kjo për shkak të deklaratave të tij të njëpasnjëshme, kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Megjithatë, në urdhrin e shkarkimit të Ramës, shkruhej se arsyeja kishte të bënte me përforcimin e marrëdhënieve të qeverisë me parlamentin. 

Ndërkohë sot, ish-ministri lajmëroi përmes Facebook-ut se është bërë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: shkarkimiylli manjani
Pas

Genta Ismaili pa flokë, çfarë i ka ndodhur këngëtares? (FOTO)

Para

Rrëfimi e ish-punëtorit: Si i la “Bankers” 3 kolegët të vdisnin në pus

Para
Rrëfimi e ish-punëtorit: Si i la “Bankers” 3 kolegët të vdisnin në pus

Rrëfimi e ish-punëtorit: Si i la “Bankers” 3 kolegët të vdisnin në pus

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.