Protestuesit e Zharrëzës të cilët po qëndrojë përballë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë vizituar ditën e sotme nga Andrej Hunko, anëtar i Bundestagut Gjerman dhe i Keshillit të Europës.
Që prej disa ditësh protestuesit e Zharrëzës po qëndrojnë në qiell të hapur përballë kësaj godine me qëllimin për t’i gjetur zgjidhje hallit të tyre, pasi banesat e tyre janë në proces shëmbjeje nga lëkundjet e njëpasnjëshme që ndihen në këtë fshat. Po kështu ai u premtoi se do ta raportojë situatën edhe në komisionet përkatëse parlamentare të Bundestagut.
Pasi zoti Hunko u informua mbi situatën në Zharrëz dhe aksionet e ndërrmara nga qytetarët e Zharrëzës në kërkim të të drejtës së tyre ai i vizitoi ata, duke u shpreh se po i mbështet.
“Sot patem nje te ftuar special, ishte z. Andrej Hunko anetar i Bundestagut Gjerman dhe i Keshillit te Europes. E informuam zotin Hunko mbi situaten ne Zharrez dhe aksionet e nderrmara nga qytetaret e Zharrezes ne kerkim te te drejtes se tyre te jetes. Ai mbeshteti teresisht banoret dhe kauzen e tyre te drejte dhe premtoi raportimin e situates edhe ne komisionet perkatese parlamentare te Bundestagut.”, raporton Nisma Thurrje. (J.V/Shuplaka)