Një ditë pas vizatimeve satirike që kryqëzonin kryeministrin Rama me ministra, deputetë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, protestuesit mbështetës të opozitës kanë vijuar sot me reagimet e tyre simbolike.
Opozita ka hedhur miell në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
E nëse dje, vizatimet satirike bazuar në përrallën “Ali Baba me 40 hajdutë” simbolizoni kreun e qeverisë e mbështetësit e tij, hajdutë, mielli i sotëm simbolizon drogën.
Mielli në drejtim të Kryeministrisë u hodh pak pasi kryedemokrati Basha përfundoi fjalën e tij në “Sheshin e Lirisë”. Sot në fokus të fjalës së tij por edhe të qytetarëve të mbledhur ishte droga, infilitrimi i të inkriminuarve në rradhët e policisë me mbështetjen e Ramës dhe ministrit Tahiri. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1258″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]