Kreu i opozitës Lulzim Basha sjell edhe njëherë në vëmendje fenomenin e kanabizimit në vend. Dhe kur ai flet për kanabizim, nuk e ka fjalën vetëm për kultivimin por edhe për konsumimin e tij, sidomos nga brezi i ri. Sipas Bashës, drogimi i shqiptarëve është gjëma e zezë për të cilën Rama do të mbahet mend në histori.
“Shikoni vetëm statistikat e shëndetësisë, vetëm sipas atyre të vitit të kaluar janë raportuar dhjetëra shtrime në urgjenca për përdorimin e drogës. Droga po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron brezin e ri.
Ata që kthyen Shqipërinë në një hambar droge thanë se do shkojë për konsum vetëm në Bashkimin Europian, se ne do ua shesim europianëve se shqiptarët nuk i gjen gjë. Kjo ishte gënjeshtra më e madhe dhe më e pacipë që nga rënia e komunizmit. Pjesa më vulnerabël në rininë shqiptare. Droga është një armik i drejtpërdrejt për çdo familje Shqipërisë, i paqes shqiptare.
Problemi i parë që kemi është një kryeministër dhe një qeveri që refuzon ta njohë problemin që ka shkaktuar vetë.
Dua t’i përgëzoj gjimnazistët, studentët që pranuan se Shqipëria nuk ka vetëm një problem të kultivimit të drogës por edhe të konsumimit të drogës. Javën e kaluar kishim një personalitet të njohur europian, ish-eurodeputetja Doris Pack. Na shokoi kur na tregoi, ajo kishte humbur një fëmijë për shkak të drogës, një vajzë 20-vjeçare, por pati kurajon ta thotë para medias. Pa e njohur problemin si mund të marrim masa për ta mundur atë. Kjo është gënjeshtra më e madhe e Edi Ramës me 40 hajdutët duke filluar nga Ilir Beqja dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Për të mbushur xhepat e mafies së drogës.
Njohja dhe pranimi i këtij problemi është hapi i parë, ndaj ky shesh i lirisë i bën një nder të gjithë shoqërisë duke i bërë me dije: Shqipëria ka një problem të madh me drogën, kjo është pasojë e kultivimit në masë të drogës. Fatin e vet nuk e ka lidhur me jetën dhe votën e qytetarëve shqiptarë por me kriminelët e drogës. Qeveria dhe republika e drogës duhet shembur. Dhe t’i lërë vendin një qeverinë, parlamenti, deputetëve, të cilët fatin e tyre e kanë të lidhur me fatin e qytetarëve.
Ndaj kauza e kauzave mbetet zgjedhjet e liria dhe të ndershme. Hapi i parë për të zmbrapsur problemin e madh të konsumit të drogës nga rinia, janë zgjedhjet e lira dhe vota e papërlyer e ndershme e qytetarëve shqiptarë. Zgjidhja vjen në shpirtin, trupin dhe mendjen e Republikës së Re. Është ndarja përfundimtare me problemin shkatërrimtar të drogës. Duke i nxjerrë nga sallonet e kryeministrisë dhe për t’i çuar në burg te 213.
Vetëm një politikë që mbështetet mbi interesin qytetarit shqiptar. Do mundet vetëm kur të kemi një qeveri e cila nuk është në konflikt interesi, e cila nuk është në konflikt interesi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përmes tyre të zgjidhim rrugëtimin e një Republike të Re.
Drogimi i shqiptarëve është gjëma e fundit e zezë që kjo qeveri dhe ky kryeministër do të mbahen mend në histori që u lanë shqiptarëve. Dera që mbyllet një herë e mirë me këtë problem…”, tha Basha nga Sheshi i Lirisë. (D.D/Shuplaka)