Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar menjëherë selisë së PD-së për të zhvilluar një takim me aleatët e kësaj partie.
Pak përpara këtij takimi, kryedemokrati zhvilloi një takim me Edi Palokën, Edmond Spahon dhe Majlinda Bregun. Flitet se këta tre demokratë do të takohem me Shefen e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini.
Ky takim i Bashës me aleatët zhvillohet pak para mbërritjes së Mogherinit në Shqipëri dhe pas vendimit të mazhorancës për të biseduar me opozitën, duke e ftuar në dialog.
Gjatë kësaj paradite u bë me dije se koalicioni qeverisës vendosi të dialogojë me opozitën, duke mirëpritur çdo propozim për zgjedhjet.