05:11 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetarja Arbana Xharra nuk i ndahet konflikteve, pas Berishës rradhën e ka ambasada turke në Kosovë

12:31 | 03/03/2017
në Aktualitet, Kosova, Te Gjitha
0
Gazetarja Arbana Xharra nuk i ndahet konflikteve, pas Berishës rradhën e ka ambasada turke në Kosovë

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me një shkrim të gazetares Arbana Xharra. Një emër i njohur kjo edhe në Shqipërio pas deklaratëve të saj në drejtimtë ish-kryem,inistrit Berisha dhe përgjigjes së këtij të fundit.

Këtë herë sipas ambasadës turke gazetarja përmes kronikës së saj në gazetën ‘’Zëri’’ tenton të përccajë marrëdhëniet e mira mes popullit kosovar dhe atij turk.

Deklarata e ambasadës së Turqisë në Kosovë:

Deklaratat jo të vërteta në lidhje me z. presidentin dhe institucionet tona në intervistën “Phillips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve”, të publikuar më 24 shkurt 2017, në gazetën Zëri, kanë për qëllim ta vënë në përçarje popullin kosovar dhe atë turk të cilët ndër shekuj ndajnë histori dhe kulturë të përbashkët. Natyrisht që komentet e bazuara në   akuzat të cilat kanë për qëllim ta dëmtojnë reputacionin e vendit tonë dhe pretendimet që synojnë ta trillojnë publikun janë të qëllimshme.

TIKA ka për qëllim që t’i ofrojë kontributet e saja në shumë vende të cilat kanë nevojë e sidomos në Ballkan. Aktivitetet e realizuara të TİKA-s nuk janë të kufizuara vetëm në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe të bujqësisë, por gjithashtu edhe në rritjen e punësimit, mbështetjen për gratë sipërmarrëse, zhvillimin e infrastrukturës institucionale dhe mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët njerëzore. Realizimi i më shumë se 600 projekteve nga ana e TİKA-s në bashkëpunim me institucionet kosovare është për t’u ndjerë krenarë. Padyshim që këto aktivitete kontribuojnë në përforcimin e mëtejshëm të lidhjeve historike të miqësisë në mes të popullit kosovar dhe atij turk.

Në këto ditë ku thellësisht ndihet nevoja për paqe, miqësi, solidaritet dhe bashkëpunim, përpjekjet e vazhdueshme nga qarqet e treta për dobësimin e institucioneve tona të cilat janë aktive në Kosovë, duke përfshirë edhe TIKA-n, kanë prapavijë të qëllimshme.

Në botimin në fjalë, i cili nuk përputhet me etikën e gazetarisë, përveç që nuk ka të dhëna konkrete, po ashtu nga palët në fjalë në asnjë mënyrë nuk është parashtruar ndonjë kërkesë e informacioneve. Vetëm se nën hijen e disa iluzioneve të dukshme të cilat rrjedhin nga motive armiqësie ndaj Turqisë dhe turqve është bërë një propagandë e errët.

Botimet e tilla përveç se na hidhërojnë më nuk na çudisin. Sepse këto botime dhe akuza ndaj vendit tonë janë duke u bërë nga personat e caktuar të cilët kanë për qëllim shpifjen ndaj vendit tonë. Personat e tillë tani nuk shohin ndonjë të keqe të propagandojnë në mënyrë të hapur. Mirëpo duhet ditur që këto qasje janë duke u mbështetur nga disa qarqe të qëllimshme.

Besojmë që lexuesit kosovarë, duke mos përfillur shtrembërimet e lartpërmendura, do t’i bëjnë vlerësimet e duhura sipas logjikes dhe ndërgjegjes së tyre. Kemi besim të plotë që populli kosovar është i vetëdijshëm për mbështetjet e TİKA-s dhe institucioneve të Turqisë dhe do ta japin përgjigjen e duhur, duke mos besuar në këto iniciativa të qëllimshme të personave të caktuar.

 

Etiketa: ambasada turke ne kosoveArbana Xharra
Pas

1300 kontenierët me mbetje në Shqipëri? Ministria e Mjedisit publikon dokumentet: Asnjë autorizim me destinacion final Maqedoninë në 2016

Para

Tahiri: Shqetësimi për kanabisin, arritja jonë më e madhe

Para
Flet për herë të parë Tahiri për grabitjen në Rinas po nuk thotë emra: Ngjarja ka disa përgjegjës!

Tahiri: Shqetësimi për kanabisin, arritja jonë më e madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.