Një vajzë 4-vjecare, ka ecur tetë kilometra nëpërmjet një lumi të ngrirë në malet e Siberisë që frekuentohet nga ujqit, për të kërkuar ndihmë për gjyshen e cila papritmas ndërroi jetë.
Vogëlushja Saglana Salchak nuk kishte hezituar që të dalë në minus 24 gradë celsius, për të kontaktuar me fqinjin më të afërt që ta ndihmojnë rreth gjyshes së saj të vdekur.
Ajo ishte zgjuar herët si gjithnjë dhe kishte vrapuar në dhomën e gjyshes për ta përqafuar – por e kuptoi se 60-vjeçarja ishte shumë e “ftohtë”.
Por edhe pse ishte ora gjashtë e mëngjesit, gjyshi e kishte këshilluar që të kërkojë ndihmë tek fqinjët të cilët ishin tetë kilometra larg, dhe kështu u detyrua të përshkonte lumin e ngrirë në të cilin mblidhen tufa të ujqve.
Përkundër gjitha sfidave, vogëlushja ka arritur ta kryej misionin e dhënë nga gjyshi dhe kështu fqinjët arritën të vijnë për ta ndihmuar që të kryejnë ritet fetare dhe varrimin e gjyshes që e kishte rritur.
(M.D/ Shuplaka)