Gazetari Flamur Vezaj ka sjelllë në vëmendje dy ligje për mbettjet, një të vitit 2011 dhe tjetrin të vitit 2016. Në ligjin e vitit 2011 ndalohet rreptësisht importimi i mbetjeve dhe tranzitimi nëpër Shqipëri, të cilat në këtë ligj cilësohen si kimikate dhe jepen vetit e tyre. Ndërsa në ligjin e vitit 2016, që ka ndryshuar ligjin e 2011, me të njejtat veti të 2011 kimikatet cilësohen si mbetje dhe lejohet importimi dhe tranzitimi i tyre. Sipas gazetarit ky ishte interesi që: ligji me nr.27/2016 të përpilohet, të kaloi në qeveri, më pas parlament dhe në fund të dekretohet. Për të të gjitha këto janë veprime në HESHTJE. Ai ngre edhe një pyetje:Kush i solli në Tiranë, disa nga përfaqësuesit e kompanive të plehrave të Italisë dhe me kë po bashkëpunojnë këto kompani italiane në Shqipëri?
Shkrimi:
“Mbetje apo kimikate! 1. Në ligjin e “Menaxhimin të Mbetjeve të Integruar” të vitit 2011 ndalohet rreptësisht importimi i mbetjeve dhe tranzitimi nëpër Shqipëri, të cilat në këtë ligj cilësohen si kimikate dhe jepen vetit e tyre! 2. Në ligjin për “Menaxhimin e Kimikateve” të shtatorit të vitit 2016 që ka ndryshuar ligjin e 2011, me të njejtat veti të 2011 kimikatet cilësohen si mbetje dhe lejohet importimi dhe tranzitimi i tyre! Kush kishte interes, që ligj me nr.27/2016 të përpilohet, të kaloi në qeveri, më pas parlament dhe në fund të dekretohet! Të gjitha këto veprime, në HESHTJE! Kush i solli në Tiranë, disa nga përfaqësuesit e kompanive të plehrave të Italisë dhe me kë po bashkëpunojnë këto kompani italiane në Shqipëri? “mafia_e_plehrave_italiane# Foto: 1. Nga ligji që lejon mbetjet! Foto: 2. Nga Ligji i kaluar që nuk lejon mbetjet!”, shkruan Vezaj. (J.V/Shuplaka)