03:36 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sonila Meço i jep fund diskutimeve: Pse dje isha në çadër dhe sot firmos për LIBRA-n

18:01 | 07/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

Gazetarja e njohur Sonila Meço reagon pas lajmit që ajo ka firmosur në listën e partisë LIBRA-së, që do i dërgohet KQZ-së.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meço shprehet se nuk i përket asnjë logoje politike, edhe pse ka firmosur për LIBRA-n, edhe pse ka marrë pjesë në çadrën e protestës së opozitës.

“Më duhet ta përsëris, si në rastin e fjalës sime ne Çadrën e Lirisë, se nuk jam pjesë e asnjë logoje partiake, por nuk e pranoj dot tkurrjen e shpresës deri në atë pikë sa të çoj në djall gjithkënd.”, shprehet Meço.

Ndër të tjera, gazetarja sqaron edhe arsyet se pse është përfshirë në ngjarjet e fundit politike, si protesta dhe firmosja për LIBRA-n.

REAGIMI I PLOTË:

“Nëse në këtë vendin tim e tëndin, pushtetari i ka lejuar vetes të sillet si të dojë, në emrin tim e tëndin, duke prodhuar një sistem ‘vetqëndro’, nuk di sesi duke vetqëndruar do mundemi ta zhbëjmë këtë ngërç të madh.

Më duhet ta përsëris, si në rastin e fjalës sime ne Çadrën e Lirisë, se nuk jam pjesë e asnjë logoje partiake, por nuk e pranoj dot tkurrjen e shpresës deri në atë pikë sa të çoj në djall gjithkënd.

Kudo ku ka plasaritje që mund ta ajrosin sistemin aktual, të kapjes së shtetit, asocialitetit të tij, mbylljes së garës do bëj çfarë ndjej se duhet bërë. Sepse sot të gjitha sistemet janë në rrezik, nga i pari tek i fundit, në prag të një rithemelimi që duhet t’i detyrojmë të na llogarisin kur e ndërtojnë.

Zgjidhet presidenti i ri për pak, kuvendi i ri, reformohet drejtësia, kushtetuta ndihet e trembur nga çdo përpjekje ndukjeje me e pa shkak, një qeveri e re do duhet të përballet me një ekonomi të lodhur, me sisteme jetike që lëngojnë, nga shëndetësia në arsim, ndaj nëse lejojmë që të shkohet sërish me idenë se dikush e di më mirë se ne do t’i shtojmë ditët status-quo-së për t’ja marrë jetës sonë.

Dhe në këtë botë të padrejtë e të pa lirë, e vetmja mënyrë për t’u përballur është të ndjejesh aq i lirë sa vetë ekzistenca jote të jetë një akt rebelimi. Ndaj isha dje ne Çadër, e sot firmos që Libra të ketë mundësi të garojë, pa qënë në asnjë rast anëtare.

Sepse profesioni im mbetet ai që më përkufizon. Nga mëngjesi në darkë. Dua thjesht t’i rebelohem status-quo-së që së fundmi pranoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (instancë morale e gjithëpranuar shoqërore, në kohën kur nuk i besojmë asgjëje), çdo përpjekjeje për të na konsideruar qënie të dorës së dytë.

Sot firmosa për hapjen e garës zgjedhore për lëvizje të reja, nëse Libra do bindë a jo shqiptarët me platformën e saj, i takon ta dëshmojë ajo lëvizje. Unë sot i dhashë si qytetar një shkundje sistemit për t’u hapur nga mbyllja e frikshme vulosur nga vullnete të vjetra. Me emrin e ID-në time i kërkova KQZ-së të pranojë në garë një lëvizje, kudo ku status-quo-ja sfidohet do ta bëj.

Siç thosh Camu-ja, si një akt i pastër rebelimi ndaj një bote jo të lirë.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sonila meco
Pas

Importi i plehrave, gazetari: Si ndryshuan ligjet me veprimet në HESHTJE, kush i solli në Tiranë kompanitë italiane?

Para

“Dua ‘ta vras’ me dashuri mësuesen time”, fjalët prekëse të deputetit

Para
Boçi: AMA nuk pyet për ligjin, licensa e fundit jepet me votim të thjeshtë

“Dua ‘ta vras’ me dashuri mësuesen time”, fjalët prekëse të deputetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.