Ndeshja mes Tiranës dhe Skëndërbeut po rezulton të jetë një supersfidë e vërtetë. Kur ka mbaruar pjesa e parë gjithçka mbetet e hapur falë avantazhit 2-1 që ka Tirana.
Gjithçka startoi mirë për bardheblutë e qytetit me një gol të minutave të para nga ana e Edes në minutën e 3-të.
Më pas loja ka vijuar të jetë e ndezur dhe Skëndërbeu gjeti golin e barazimit me anë të Salihit në minutën e ’15-të.
Ndërkohë që Tirana ka rigjetur golin me një supergol të Hoxhallarit në minutën e 41-të. Loja e pjesës së parë premton shumë edhe për pjesën e dytë. (E.K/SHUPLAKA)