Për shumë persona nga publiku ‘’Big Brother’’ është një nga programet më të shumëpritura, kjo edhe për shkak se historitë njerëzore përherë tërheqin.
Kur kanë mbetur dhe rreth 1 javë nga nisja e edicionit të ri, prezantuesja Arbana Osmani ka publikuar një foto në Instagram nga ambientet brenda shtëpisë.
Drejtuesja e spektaklit që do të nisë në 18 mars mesa duket mezi e pret fillimin e edicionit të ri. Ndonëse nuk janë zbuluar më shumë detaje thuhet se banorët do jetojnë në luks.
Ky ‘Big Brother’ do jetë ndryshe nga të tjerët,për të formulës dhe përzgjedhjes së banorëve, të cilët do jenë çift. Po ashtu, një ndër rregullat e reja që është vendosur për këtë vit është dhe fakti se nuk do të lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e shtëpisë. (E.K/SHUPLAKA)