Alketa Vejsiu padyshim që është një ga moderatoret me një një karrierë të gjatë në ekran. Ajo ka nisur fillimisht në Top Albania radio për të kaluar më vonë në television ku tani drejton disa nga spektaklet më të ndjekur.
Mbrëmë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit ajo ka rrëfyer edhe për një refuzim që ka marrë nga ai.
Kanë qënë vitet e liceut ato për Ermal Mamaqin kur Alketa Vejsiu e ka ndaluar atë për ta ftuar të merrte pjesë tek ‘Mister Albania’. Ajo e ka kujtuar këtë fragment që jo shumë e kanë ditur, në ‘Xing me Ermalin’ dhe kujton si prezantuesi i tha asaj jo!
Të dy më vonë do të bëheshin koleg dhe prezantues për të njëjtin televizion. (E.K/SHUPLAKA)