Shqipëria dhe Bosnja kanë mbetur pas në lidhje me plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë, që kërkon Bashkimi Europian për integrimin.
Plotësimi i kritereve për shkencën, kërkimin dhe inovacionin ka një nivel të mirë të përgatitjeje në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi, ndërsa në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë përgatitjet janë në një fazë të hershme.
BE vëren se Shqipëria nuk ka bërë hapa para në fushën e shkencës dhe kërkimit. BE kërkon që këtë vit të miratohet një strategji gjithëpërfshirëse për hulumtimin dhe inovacionin, të ndërtohen kapacitete për rritjen e investimeve në kërkime në përputhje me prioritetet e BE-së.
BE vë në dukje se investimet në kërkimin dhe masat për forcimin e kapaciteteve kërkimore në nivel kombëtar duhen rritur raporton Monitor.
Kosova gjithashtu është në fazë fillestare të plotësimit të këtij kriteri. Gjatë periudhës së raportimit, nuk ka pasur progres në fushën e arsimit, por ka pasur pak përparim në fushën e kërkimit. BE vëren se cilësia e arsimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.
BE ka vënë re se Serbia ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e shkencës dhe kërkimit. Disa përparime janë bërë me miratimin e strategjisë për zhvillimin shkencor dhe teknologjik. BE rekomandon se në periudhën në vijim Serbia duhet miratojë planin e veprimit për zbatimin e strategjisë dhe të nxisë bashkëpunimin mes industrisë dhe akademisë dhe rritjen e nivelit të investimeve në kërkim.
(M.D/ Shuplaka)