Sot bëhen plot 26 ditë nga nisja e protestës së opozitës. Para 26 ditësh, opozita me në krye partinë më të madhe opozitare, PD-në, vendosi çadrën në “Sheshin e Lirisë” vetëm pak metra larg Kryeministrisë.
Nga fotot e siguruara nga “Shuplaka”, shihet se situata paraqitet e qetë, teksa pritet shtim i numrit të qytetarëve që do t’i bashkohen edhe sot. Sikundër ditët e tjera, kjo protest vijon të jetë një protestë paqësore, ashtu siç janë shprehur përfaqësuesit opozitarë.
Më 18 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për largimin e kësaj qeverie, e cila nëse nuk largohet do të bllokojë procesin zgjedhor të 18 qershorit.
“Sheshi i Lirisë” ku çdo të enjte është zhvilluar parlamenti i vërtetë, siç shprehen demokratët, ka mirëpritur të zhgënjyerit nga kjo qeveri, ku shtresa të ndryshme sociale, grupmosha të ndryshe, kanë ndarë shqetësimet e tyre.
Çdo ditë nga kjo çadër, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa qytetarët shqiptarë të përmbushin qëllimin e tyre, atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1346″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]